Salianji: Forcat e armatosura rrinë në çadër, 5 mln euro shkojnë për muze

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi në komisionin e Sigurisë Kombëtare se gjendja e helikopterëve të forcave të armatosura nuk është aty ku duhet. Ai u shpreh se në Zall Herr forcat e armatosura vijojnë të qëndrojnë në çadra ndërkohë që qeveria ka harxhuar 5 mln euro për të ndërtuar një muze që nuk është ende funksional.

“Kur flasim për një objektiv që e kërkon NATO, këto para krijojnë parakushtet për modernizimin e forcave të armatosura. Ajo që ne e kishim shqetësim dhe u ngrit si pyetje, për t’ia hedhur vetes apo NATO-s. Sa ka qenë buxheti në raport me GDP në vitin 2020 dhe sa është i pritshmi në vitin 2021. Ka pirueta, duke futur në fondin e mbrojtjes edhe sigurimet shoqërore të ushtarakëve që janë liruar.

Nuk është aty ku duhet gjendja e helikopterëve, si është gjendja e operacionalitetit. Paratë e taksave të shqiptarëve paguhen pa pasur përgjegjësi. A do vijë helikopteri i blerë për një viti e gjysmë që ndodhet në Itali. A paguhet për parkimin e taksat atje? A i keni adresuar drejt fondet e buxhetit në raport me nevojat e forcave të armatosura. Në Zall Herr akoma rrijnë nëpër çadra, ndërkohë që harxhohen 5 mln euro për të bërë një muze që sot nuk është funksional.

A është menduar për burimet njerëzore? A ka një buxhet specifik apo pedagogët që duhet të kenë një specializim të lartë. Sot sipas të dhënave tuaja, sa prej godinave tokësore janë të dëmtuara nga tërmeti dhe sa janë parashikuar fondet për rindërtimin. Ka dy vjet që personeli i forcave të armatosura rrinë në çadra dhe paratë shkojnë në muze”, deklaroi Salianji