Salianji: Bilbili u kap rastësisht, nuk ëshë habi që kriminelë si ai i shikon në fushatat e Ramës

Ish- deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se qytetarët janë terrorizuar që banditë si Orges Bilbili i cili u kap dje nga efektivi i ‘Shqiponjës’ vijnë rrotull qyteteve të pashqetësuar.

Sipas Salianjit ai u kap rastësisht nga një polic që paguhet minimalisht dhe ndoshta ai polici do të lajmëronte shefin mund t’i thoshte lëre të lirë.

Po ashtu Salianji shprehet se polic si ai që kapi Orges Bilbilin janë heronj dhe duhen dekoruar.
‘Qytetarët terrorizohen nga frika se i shikon policia duke blerë qepë 2 min jashtë fashës orare dhe i dënon me burg ndërsa kriminelët dhe banditët si Orges Bilbili me akuza shumë të rënda vijnë rrotull qyteteve të pashqetësuar dhe me garanci të plotë nga qeveria.

Nuk ësht? rastësore që kreret e bandave dhe kriminelët më të kërkuar i shpëtojnë çdo operacioni ose nuk preken fare nga policia. As rastësi që i gjen të mbështesin Ramën në çdo fushatë elektorale!

U kap rastësisht nga një polic që paguhet minimalisht si mijëra policë të tjerë të ndershëm dhe kërkon të jetojë me rrogën e tij, banditi u kap dje sepse ndoshta polici nuk pati as kohë të lajmëronte shefin i cili mund ti thoshte lere të lire se ka paprekshmeri dhe i shërben qeverisë në zgjedhje.

Policë si ai dje janë heronj. Heronj që për të siguruar jetesën luftojnë me krimin në rrugë dhe me mbështetësit e krimit në qeveri! Që kërcënohen nga krimi dhe tradhëtohen nga drejtuesit politikë të policisë!

Polici i djeshëm është simboli i policisë, dekorimi i tij ësht? forcë për këdo që shërben në forcat e policisë duke u sakrifikuar. Nuk kanë lënë shembull të keq pa e promovuar në nivelet më të larta të vendimmarjes, duhet dhënë zë, vlerësim, shpërblim, medalje çdo shembulli si ai i policit!