Sali Berisha – Lulzim Bashës: Nesër dorëzohen 4200 firmat për Kuvendin Kombëtar

Ish-kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar mbrëmjen e sotme se nesër do të dorëzohen 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha deklaroi nga Pogradeci se në Kuvend do të vijnë mbi 10 mijë demokratë dhe i kërkoi kryetarit Lulzim Basha që të përkulet para këtyre firmave.

Berisha e quan një lajm të gëzuar për të gjithë demokratët dorëzimin e 4200 firmave dhe shumë të hidhur për Lulzim Bashën.

Sali Berisha: Ndërsa për peng kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Të gëzuar për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të kuvendit kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtareve te PD se 4200 kanë firmosur por do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj. Do të jetë triumfi i saj. Rikthimi i plotë dhe i sigurtë në fitoren ndaj narkoshtetit. Rroftë PD! Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria!