Sali Berisha fton Lulzim Bashën në Kuvendin e nesërm: Të vijnë të gjithë

 

Seli Berisha ka ftuar kreun e PD-së Lulzim Basha që të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të iniciuar prej tij që pritet të mblidhet nesër në Air Albania.

“Ftoj edhe Lulzim Bashës. Të vijë nesër në Kuvend. Është e të gjithë demokratëve. Mungesa e tyre nuk i përjashton ata. Ftoj të gjithë kryetarët e PD që kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një parti më të bashkuar. Dhe anëtarët e tjerë që e kanë parë lëvizjen me skepticizëm. I ftoj në Air Albania për të ndjekur këtë moment.” tha Berisha.

Më tej Berisha ka ftuar pjesëmarrësit që do marrin pjesë në këtë Kuvend të vishen trashë, megjithëse nuk e ka sqaruar arsyen e kësaj kërkese.