Sali Berisha del hapur: Do të jem Kryeministër i Shqipërisë sërish

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të bëhet sërish kryeministër i Shqipërisë dhe këtë lajm do ta japë drejtoresha e komunikimit te nismes Folrtorja, Floriana Garo.

Në këtë mënyrë, drejt Sali Berishës largohet dhe një tjetër personazh me rëndësi për fushatën e 25 prillit të Lulzim Bashës, zëdhënësja Floriana Garo.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve. Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konklurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një sëri sukssesshëm”, deklaroi Berisha.

E gjendur në krahun e Sali Berishës në konferencën për shtyp që po mbahet mbrëmjen e sotme në Hotel Rogner, Floriana Garo nuk i fhsehu emocionet për këtë vlerësim që i bëri Berisha.

“Faleminderit doktor se ishte surprizë këto fjalë të ngrohta, për mua është vlerë e madhe që të jem këtu publikisht me doktorin në këtë ditë historike. Doktorit do I lë fjalën dhe do ta shpjegojë më mirë se pse kjo ditë është kaq e rëndësishme“, tha Garo.

Berisha ka ardhur në konferencën e mbrëmjes së sotme bashkë me 4200 formularët e firmosur nga delegatët e PD-së për thirrjen e kuvendit kombëtar, të cilat siç shihen në videon e Fax News, i ka vendosur në tavolinën ku po flet mbrëmjen e sotme. Këto firma do të dorëzohen në Selinë Blu sot, siç bëri me dije një ditë më parë Berisha nga Foltorja e Pogradecit.