Sadiku -Stojanit :Ja provat e krimit ;Sigurimi zhduku për një natë 8 pesona në Dibër 

Studiuesi i mirënjohur i historisë Av.Xhafer Sdiku ka një përgjigje posacërisht për mohuesin e krimeve të komunizmit dhe mbrojtesin e autorve te tyre,prokurorin Sokol Stojani. Në një postim në profilin e vet në FB z. Sadiku hedh poshte me prova justifikimn  dhe mbrojtjen e autorëve te krimeve të komunizmit, prova te cilat ja rekomandon edhe Stojanit ti shikojë ,

“Deklarata e prokurorit Sokol Stojani, dhënë BIRN, për personat e ekzekutuar dhe të zhdukur nën diktaturë se, citoj: “Këta persona janë marrë nga organet e ndjekjes penale, janë gjykuar nga gjykatat e dënuar me ligjet e kohës” është skandaloze.
Prokurorit po i sugjeroj të lexojë vetëm historikun e Sigurimit të Shtetit për rrethin e Dibrës dhe do te gjejë të paktën tetë të rrëmbyer naten nga shtëpitë e tyre dhe të zhdukur pa lënë gjurmë.
Nuk ka patur ligj, zotërinj, prokurorë. Shumicën e arrestimeve e bënte Sigurimi i Shtetit, një organizatë kriminale dhe terroriste. Prokuroria dhe gjykata ishin thjesh shërbëtorë të tij.” -shkruan në fb e tij Xhafer Sadiku