“Sa të jetë Blinken në atë post, unë nuk shkel më në SHBA”, Berisha Sulmon Sekretarin Amerikan të Shtetit  

 

Ish kryeminisitri Berisha ka rrëfyer gjatë fjalës së tij në “foltoren e Matit” se nuk do të shkojë kurrë në SHBA gjatë kohës që në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit do jetë Anthony Blinken.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha tha se as zyrtarët e BE nuk i besonin deklaratat e bëra nga sekretari Anthony Blinken dhe se veprimi i bërë ndaj tij ishte bërë në favor të Edi Ramës dhe George Sorosit.

Sali Berisha: Dicka më ka penguar në betejën që po vazhdoja sepse në gjykatë vendosa të informoj të gjithë miqtë e mi në botë cdo kongresmen dhe senator të SHBA-ve për një abuzim ligji që është bërë në vendimin e dhënë ndaj meje. Nuk kam kërkuar ndihmë nga askush vecse gjykatës. E vërteta është që sat ë jetë në atë post sekretari amerikan i shtetit, Blinken unë nuk do shkel në atë vend.

Por kohërat ndryshojnë. Sot disa prej vendeve të Europës kanë një qëndrim tjetër ndaj atij vendimi. Ata nuk besojnë deklaratën: Prova kemi po nuk i themi. Ata nuk pajtohen me këtë akt që kishte si qëllim shkatërrimin e opozitës për llogari të Edi Ramës i cili është biri shpirtëror i George Soros të cilin do e shpallim non-grata pas fitores së PD.