SA NA KUSHTON KY “RONALDOJA” YNË I MBARUAR?

Nga Luçiano Boçi

Tek po shihja foton e K/M me Ronaldon, po përpiqesha të gjeja atë të përbashktën, përpos Juventusit.
Një ish-basketbollist mediokër nuk ka lidhje në fakt me një yll botëror futbolli.
Megjithatë dhe pse kjo diferencë, ajo që i bashkon është kostoja e tyre, dmth çmimi.
Ronaldo i kushtoi FIAT-it plot 220 milion Euro.
Po ky K/M mediokër sa i kushton shqiptarëve?
Le ti mbledhim shifrat:
-30 milion euro cdo vit i do për luks kryeministror. Mos harroni ka 5 vite në zyrën me kosh. 5×30=150 milion euro.
-30 milion euro të tjera për luks ministror, makina, darka, dreka.
-30 milion euro për fushata elektorale.
-20 milion euro për avionë
Ja ku u bë.
Del se na kushton më shumë se Ronaldo.
Dhe për cfarë?!
Për të na nxjerrë kampionë hashashi e kokaine.
Për t’i bë kosha shqiptarëve me varfëri e mjerim.
Dhe për të ngrënë ca kosha nga Serbia e Greqia.
Po të paktën punëtorët e FIAT u revoltuan e protestuan dhe kërkuan rritjen e pagave, sepse me ato para paga e tyre mund të ishte rritur me 200€ në vit.
Po me paratë që djeg ky mediokri, sa shkolla do ishin bërë, sa spitale, sa km rrugë, sa do ishin rritur pagat e pensionet?
Akoma do e durojnë e paguajnë shqiptarët sa FIAT-i Ronaldon, këtë “ronaldo” të mbaruar?!!!!