Sa liri duhet të dorëzojmë në shkëmbim të kërcënimit hipotetik për jetën

 

Nga Nebil Çika

Rama :”Qiradhënësit do te ndalohet t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose datë paralizohen me gjobe sa pesëfishi i vlerës se qirasë përkatëse” .
Ky ka qene njoftimi me i fundit ne FB i kryeministrit Edi Rama një tjetër mase represive e qeverise në vazhdimësinë e kufizimeve të ashpra të lirisë dhe të drejtave themelore te njeriut ne kuadër te Gjendjes se Jashtëzakonshme për shkak te pandemisë se korronavirusit .
Kjo mase e lajmëruar nga kryeministri është një shkelje flagrantë e të drejtës themelore kryesore të njeriut ,t drejtës se pronës e cila me ketë vendim pothuaj është e sekuestruar nga qeveria
Objektet e dhëna me qira janë prona private për mbajtjen dhe përdorimin e të pronaret i paguajnë taksa madje te kripura shtetit shqiptar ndërkohë qe qindra familje jetojnë vetëm me te ardhurat e pronave te tyre te dhëna me qira !? Qiradhënia është një biznes si te gjithë te tjerët dhe ne ketë situate te rende ekonomike te shkaktuar nga shtetrrethimi e pandemia dhe ky biznes do te këtë humbjet e tij dhe si rrjedhoje duhet te kompensohet e jo te dhunohet nga qeveria . Kjo presa i përket kënd vështrimit ekonomik të këtij urdhri te lajmëruar te kryeministrit .
Por ky urdhër shënon edhe një akt tjetër me të rendë te ndërmarrë nga Rama ne shkelje te lirisë dhe te drejtave themelore te njeriut qe po aplikohen këto ditë duke i maskuar me situatën e jashtëzakonshme prej pandemisë ?
Pyetja e pare qe duhet ti shkoje në mendje çdo njeriu normal është :Në cilin ligj apo nen te Kushtetutës e bazon këtë mase dhune tipike komuniste kryeministri i vendit ?
E drejta e pronës është e drejta themelore nr 1 e përcaktuar ne te drejtën ndërkombëtare dhe në të gjitha marrëveshjet e konventat që garantojeni këto liri dhe të drejta. Pra urdhërim është një shkelje flagrante lirive dhe te drejtave themelore te njeriut , një krim i dënuar ndërkombëtarisht. Per tu kthyer pak ne histori mund te kujtojmë se goditja e pronës dhe e pronarëve ishte hapi i pare qe diktatura komuniste ne Shqipëri dhe qe shënoi një nga elementet kryesor të vendosjes dhe kohëzgjatjes gjysme shekullore te saje. E pare ne këtë kontekst urdhri i Ramës nuk mund te trajtohet si papërgjegjshmëri apo arrogance e tij por si në tregues i rrëshqitjes gjithnjë e me shume drejt diktaturës se vendit nen qeverisjen e tij.
Por nuk është vetëm ky rast i shkeljes apo kufizimit të pa ligjshëm të drejtave themelorë të njeriut vetëm në pak dite te vendosjes se Gjendjes se Jashtëzakonshme por është pa dyshim me i rendi ,me i pa justifikuari dhe me domethënësi ne morinë e fakteve qe na çojnë që na çojnë në dyshimin e arsyeshëm se ne këtë vend po vendoset diktatura.
Praktikisht Shqipëria është një vend të diktaturë. Vendimmarrja është tërësisht ne dorë te qeverise ,policisë dhe ushtrisë ndërkohe qe institucionet e tjera nuk funksionojnë . Mungesa e funksionimit te Parlamentin dhe krejt sistemin gjyqësor janë bllokuar me urdhra ne kuadër të masave te Gjendjes se Jashtëzakonshme kane bere qe Rama të ketë aktualisht një pushtet absolut pasi urdhrat me të cilat po ushtron aktualisht pushtetin absolut edhe pse në shkelje të renda te ligjeve nuk mund ta ndaloje dot askush.

Kjo eshte ne te gjitha aspektet , nje juntë ushatrake.
Këtë situate te rende te demokracisë e shtetit ligjor në Shqipëri e favorizon dukshëm edhe mungesa e reagimit qytetar ,vaktësisë se opozitës ,funksionimit gjysmak e eunuk te medias etje . Duket se propaganda qeveritare e terrorit ndaj shumicës se popullsisë ne mungese te plote te transparencës po kërcënohet me jetën në se nuk zbaton symbyllur urdhrat e qeverise po funksionon për mrekulli .Pranimi i tiranisë në shkëmbim të një jetë pa liri e dinjitet është tipar i vendeve e popujve pa traditë demokratike dhe me sa duket edhe shumica e shqiptareve hymë ne të ketë kategori dhe ketë e ka treguar me reagimin ndaj diktaturës komuniste vetëm 30 vjet me pare. Popujt e qytetëruar i kane fituar liritë e te drejtat duke sakrifikuar miliona jete njerëzore . Edhe ata ishin para dy alternativave :vdekjes për liri apo jetës pa liri dhe ne sot i nderojmë e respektojnë se bene zgjedhjen e duhur .Sot ata qe kujtojnë ende diktaturën komuniste dhe nuk duan të kthehet serish një e tillë duhet të reagojnë sa nuk është vone .Ky reagim duhet fillojë duke i bërë pyetjen vetes :(S)a jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë dhe të drejtat tona themelorë përball një kërcënimi ,kryesisht hipotetike, për jetën . Shqiptaret duhet te heqin dore nga praktika e reagimit ndaj te keqes vetëm kur ajo i vjen te dera e shtëpisë. Në se ne do të kishim reaguar normalisht si shumicë ndaj dhunimit historik të pronës të pronave legjitim nga qeveritë e shteti shqiptar Rama nuk do te guxonte te manifestonte sot një sjellje te tille ndaj qiradhënëseve. Heshtja përballë te keqes është ne një fare mënyre bashkëpunim .