(S)a e meritojmë lirinë ?!

 

Nga Nebil Çika

Kjo logjika e dorëzimit te lirive të drejtave themelore të njeriut nga frika e vdekjes prej virusit kinez është logjikë skllavi . Ka një fenomen te çuditshëm ne Shqipëri ku ë gjithë ta që kundërshtojnë shkeljet e lirisë nga qeveria sulmohen jo vetëm nga kryeministri dhe mbështes politik e ideologjike te tij por edhe nga persona te terrorizuar nga injektimi virtual e frikës , kryesisht nga gjuha e terrorit dhe propaganda mediatike në mbështetje te sajë duke krijuar një klime mbytëse për çdo mendim kritik , një situate diktature , qe ne shqiptaret e njohim mire pasi jetuam 45 vjet me te . Qeveria po shfrytëzon situatën e pandemisë për pushtetin e saje po ushtron një agresion te pa pare mbi popullin shqiptar. Ne këto dite te gjendjes se jashtëzakonshme janë bërë shumë shkelje te renda te kushtetutës dhe lirive e te drejtave themelore të njeriut sa kurrë me parë ne këto 30 vite post komunizëm. Shkelja e lirisë se lëvizjes , te drejtës se pronës , te drejtës se punës etje janë shkelje te renda . Vendosja e rreth 9 mije gjobave ne mënyrë te pa ligjshme qytetareve ,sekuestrimi i automjeteve , private pa asnjë bazë ligjore, vendimi për gjoba e ndëshkim te qiradhënëseve , pronareve te objekteve te ndryshëm ne se nuk shtyjnë marrjen e qirasë sipas urdhrit te paligjshëm te qeverise, bllokimi ne kufi ,zonë neutrale për dite ne mëshirë te fatit apo karanitmini i tyre i detyruar 14 dite ne hotele te përzgjedhura nga qeveria , me shpenzimet e veta ,janë shkelje te renda te ligjit dhe te drejtave themelore te njeriut qe qeveria i shkel ne mënyrën me flagrante te mundshme . Kryeministri dhe zyrtarë te tjerë dalin çdo dite ne media dhe me gjuhe armiqësore  terrorizojnë shqiptaret duke e shtuar edhe me shume friken e tyre për jetën , te tashmen dhe te ardhmen . Flasin për lufte , armik , ushtare , viktima , bashkëpunëtorë me armikun , tradhtarë, dëshmore , bëjnë e publikojnë parashikime me shifra horror për 18 mije te vdekur etje , madje kane nxjerre ne rruge edhe ushtrine e blindat ,krijuar një situate false lufte kur ne fakt është një përballje me një epidemi gjë qe nuk ka ndodhur për here te pare sa ne Shqipëri e as ne bot . Një agresion i pastër ndaj popullit .
Duhet pranuar me trishtim se qeveria ja ka dale te injektoje ndjenjën e frikës dhe terrorit tek shumica e popullsisë dhe kjo vihet re tek reagimi i pakte dhe tek klima mbytëse qe po krijohet ne opinion zërave kritik gjë që demonstron faktin se perceptimi i lirisë pas gjysme shekulli diktature komuniste tek shqiptaret është i mangët dhe i deformuar keq .
“Kush është i gatshëm të sakrifikoje lirinë për pak siguri, nuk e meriton as njërën, as tjetrën” -thotë nj një nga korifenjtë e lirisë dhe demokracisë botërore , Benjamin Franklin. Pikërisht ky përcaktim tij sot e shpjegon me se miri situatën tone ne raport me dorëzimin pa rezistence te lirisë ne shkëmbim te sigurisë hipotetikë nga rreziku i virusit kinez . Po e marrim për një çast te mirëqenë pretendimin demagogjik te kryeministrit se “jemi ne lufte “ . Është kjo arsye te heqim dora nga liria se na ka sulmuar armiku. Çdo sulm armiqësor , çdo lufte mbarat shume rreziqe për një popull e komb por rreziku parësor është humbja e lirisë. Ne ketë “ luftën” e fundit gjeja e parë qe na u kërkua e imponua ishte dorëzimi i lirisë qe shumica e beri pa asnjë rezistence nga frika e rrezikut për jetën .

 

Por ne se kjo situate është normale atëherë pse mburremi ne qe kemi luftuar e kemi kaq dëshmore ne luftërat me pushtues te ndryshëm. Këta qeveritaret pretendojnë që ne luftën e II botërore vetëm na radhët e komunisteve jane vrare  “28 mije dëshmore” , qëne një Shqipëri me afro 800 mijë banore i bie afro 5 % e popullsisë e vdekur . Po sipas qeveritareve këta dëshmorë u sakrifikuan për l”irinë e demokracinë e vendit dhe popullit “. Ne se do ta vlersojme me  logjiken e sotme i bie qe këta janë sakrifikuar kot  kane shkuar per “dhjame qeni” , me qe jeta qenka me e shtrenjte se liria e demokracia. Çfarë te bën një armik , një pushtues i jashtëm apo një diktature e brendshme ? :Te merr lirinë e dinjitetin, te grabit pronat e pasuritë, te njejten gje qe po ben qeveria sot  . Mbrojtja e tyre janë edhe arsyeja perse njerëzit luftojnë e sakrifikojnë jetën e tyre , pra midis jetës pa liri dhe sakrificës për liri njerëzit e popujt normalë zgjedhin te dytën. Edhe pushtuesi apo diktatori nuk te vret po ju binde pa kushte atij . Nuk ka asnjë pike lirie ne bote qe nuk është fituar e mbrojtur pa sakrifica njerëzorë . Sa miliona njerëz kane vdekur e vdesin ne bote në mbrojtje te lirisë e dinjitetit njerëzor . Çfarë duhet tu themi ne vëllezërve tanë ne Kosovë qe sakrifikuan aq shumë për lirinë  . Po ti ishin bindur Serbisë dhe Miloshevicit nuk do ishin masakruar  e shkatërruar aq shume., E kishin shume thjeshte : Ju kërkohej vetëm te hiqnin dore nga liria  dhe  po ta kishin bere nuk do te ishte vrare askush . Por me dinjitet ata zgjodhën te sakrifikoheshin për te dhe rezultati është Kosova e lire me te cilen krenohemi te gjithe .
Por nuk jam tërësisht pesimist ,mendoj qe ka shume njrerez qe mendojne  kundër kësaj qe po ndodh por ai mendim  duhet bere publik .

Lexova dje një shkrim te mrekullueshëm te Imzot Gjergj Meta , Ipeshkvi i Rrëshenit .me titull “ Mendimin kritik ne kohë epidemie  “ te cilin iua rekomandoj ta gjithëve ta lexojnë .

Si përfundim dua te theksoj liria nuk mund te dorëzohet kaq lehte si po bëjmë ne. Jeta është vërtete e shtrenjtë por ajo nuk mund te përdoret si peng për te marre apo për te dorëzuar lirinë .Prandaj inkurajoj të gjithë zërat ne mbrojtje te lirisë dhe këshilloj një bashkim e  bashkërendim te tyre ne rrafshin kombëtar e ndërkombëtar përballe një agresioni te paparë qe ka si sebep virusin por si objektiv kufizimin e lirive e te drejtave themelore te njeriut ,ne mos asgjësimin e tyre . Sot me shume se kure vlen ti bejme pyetjen vetes sone :(S)a e meritojmë lirinë si popull e si komb?!