Rrofshin dyert e blinduara.

Nga  Sokrat Turtulli

Hej, ti demokrat qe dje me sulmove me cdo mjet te mundshem vrasjeje. Ti demokrat qe sulmove shtepine tende ku brenda kishte demokrate, gra dhe femra. Ti demokrat qe ne dore mbaje barre, gure, tulla, copa betoni, shufra hekuri, shufra druri, granata dore, shkalle, trapan dhe cfaredo tjeter te mundshme objekt dhune. Ti demokrat qe godisje pa meshire si dikur dyert e kështjellave te Babilonisë tek filmi i Herkulit per ti hapur ato. Ti demokrat qe sdua kurre te te quaj te tille qe manipulohesh dhe vendos veten tende ne rrezik per tu bere objekt lajmesh dhe portalesh. Ti demokrat qe qahesh dhe loton para kamerave dhe atyre qe abuzojne me ty qe ke punuar dikur per nje cope buke, se te kane permbytur me gaz lotsjellesh. Ti demokrat qe ngjit shkallet e selise nen euforine e turmes me gure dhe tulla ne dore dhe pretendon qe te te presin me cokollata tek zyra qe ti kerkon te futesh dhe perdoresh dhune. Ti demokrat qe sulmon cdo dere dhe dritare te shtepise tende. Ti demokrat qe mendon se je me i bukur se ata qe ishin brenda. Ti demokrat qe kerkon te vrasesh vellezirit e tu pse ata nuk mendojne si ty. Ti demokrat qe nuk arrin te shikosh pertej vetes dhe familjes tende. Ti demokrat qe shitesh per 5 aspra nga miliardieret qe te rrethojne dhe te detyruan te ushtrosh dhune mbi shtepine tende vetem e vetem se ata nuk jane te zotet e asaj shtepie. Ti demokrat qe ankohesh se te mbyten me gaz kur ti vete sulmon me mjete te forta vdekjeprurese dhe nuk pyet per vdekjen e tyre. Ti demokrat qe, per mbi 2 ore rrjesht hodhe gjithe arsenalin tend te armeve kunder selise se partise tende dhe kur erdhi policia ike si skuth dhe nuk hodhe qoftë dhe nje gur te vetem ndaj tyre, por ja fute vrapit. Ti demokrat qe mendon se je me demokrat se ai qe ishte brenda shtepise. Ti demokrat qe demokrat nuk je, por qe nuk le dyer, dritare dhe cdo zyre pa e shkaterruar sepse brenda asaj shtepie kishte njerez qe nuk mendonin si ty. Ti demokrat…po cmut demokrat je ti more qe shkaterron shtepine tende? Po c’mut demokrat je ti qe je gati te vrasesh vellane dhe motren tende pse nuk eshte dakort me kryetarin qe ti do? Po c’mut demokrat je ti more qe nje sulm te tille se ke bere kurre kunder rames? Po si ka mundesi kjo urrejtje kaq e madhe ndaj njeri tjetrit thjesht per mendime ndryshe?
Po si ka mundesi qe ndiheni komod dhe beni akoma thirrje per ta shkaterruar dhe ate pak qe ngeli nga ai shkaterrim? Po si ka mundesi dhe pafytyresi te akuzoni akoma se u perdor dhune nga brenda selise? Po si mund te quhem une merecenar mor z Berisha qe te kam dhene 30 vjet te jetes time qe ti te pasurohesh pafund dhe me pasurine tende te sponsorizosh media komunistesh dhe bij bushtrash te bllokut per te te mbrojtur? Po si, mor, si ka mundesi qe keni abuzuar kaq shume me idealin tone duke na menduar si skllever tuajit?! Po si mor ta ben goja dhe arrin deri atje sa, as kafe mos na sherbejne kamarieret pse nuk jemi ne nje mendje me ty? Po si mor na poshterove kaq shume ne qe te dhame kaq pushtet?! Po si mor na masakron duke na kercenuar me jetet tona brenda selise? Po si ka mundesi mor aman, si ka mundesi?!
Edhe njehere: rrofshin dyert e blinduara qe mbrojten jete demokratesh.🙏