RRÂJËT LËVIZIN…

Nga ILIR SECI

Katërdhetë e dy vjet ma parë, në datën e sotme, 15 Janar te vjetës 1975, ndrroi jetë në Romë, Ernest Koliqi, nji nga mjeshtrat ma te mëdhenj të letërsise shqipe…
…Koliqi ka lëvrue disa zhanre te letërsise, të tana me sukses te plote duke lanë mbrapa nji trashegimi fort te vlefshme pa te cilen Letersia Shqipe kishte me kenë e mangët. Levroi me sukses poezine, prozen dhe dramën…
Drama “Rrâjët lëvizin”, hyn nder ato vepra të letersise botnore që parashikuen rrëzimin e diktatures komuniste…Koliqi si intelektual me kulture te gjanë dhe formim te jashtezakonshem, ishte shkrimtar vizionar, njajte si Orwell në veprat e tij… Ai e dinte se absurditeti totalitarist nuk kishte si me qendrue gjate pse ishte kunder natyres njerezore dhe historia e njerezimit ka diftue se çdo ideologji çnjerezuese nuk ka sundue gjate asnjihere…Ne dramen “Rrâjët lëvizin” shkrimtari ngjarjet i paraqet sikur në Shqipni :
– Asht rrëzue diktatura komuniste ;
– Vajza e tij shkon ma në fund në Shkoder me vizitue shpine e babës ;
– Ai vete autori i drames ka vdeke në kohen kur zhvillohen ngjarjet ;
Profetik…I vetmi “gabim” ishte viti, Koliqi e vendos dramen në fund te viteve ’70, tue gabue me vetem nji dekade! E bija e shkrimtarit vjen ne Shkoder dhe ne shpine e babes e te pareve te saj gjen disa qeraxhinj qe i ka fute aty sistemi komunist mbasi ua ka marre shpiat pronareve te ligjshem…Autori sikur e jeton ate kohe, qe na e pame mbas vitit 1990, detajet e paraqituna në drame jane kaq të gjalla e kaq bindese athue se autori vertete e ka jetue ate çka ndodhi mbas ranies së komunizmit në vitin 1990…
…Ironia ma e madhe lidhun me kete drame asht se bash kjo veper u ba objekt ironizimi nga nji tjeter shkrimtar i njoftun shqiptar Ismail Kadare, që e sulmoi këtë drame në parathanien e librit “Ardhja e Migjenit ne Letersine Shqipe”, botue në vitin 1989. Ne parathanien e vepres per Migjenin, Ismail Kadare tallet me profecine e Ernest Koliqit shkrue para se autori me vdeke në vitin 1975, tallet duke thane se nga “tri profecite e Koliqit u realizua vetem vdekja e tij”, nji ironizim ky prej nekrofili. Kurse profecine e renies se komunizmit Ismail Kadare jo vetem e ironizon por edhe kalon ne nje tirade te plote ne mbrojtje te “pushtetit popullor”…
Ne fakt nji vit mbas botimit te asaj parathanie u realizua profecia tjeter e Koliqit qe ishte rania e komunizmit dhe normalisht me permbushjen e asaj profecie u realizue edhe profecia e trete, e bija e shkrimtarit mund te shkonte ne Shkoder kur ti tekej. Ate qe Ernest Koliqi e parashikoi 20 vjet ma perpara, Ismail Kadare e gaboi duke pase vetem 1 vit perpara!
Flasim per vizionaritet mbrapan sa te duem.
Ismail Kadare tash në e vona ka thane se – “Fishten, Konicen e Koliqin i ka share sepse donte qe te mos harroheshin dhe duke i share i permendte” – mirepo te kjo parathanie e tregon se kush ishte vërtetë Ismail Kadare, shkrimtar qe asnjiherë nuk ka besue ne ranien e komunizmit…Nuk ka besue sepse ishte ithtar i asaj ideologjie dhe veproi siç veprojnë gjithëhera ithtaret e ideologjive, duke i qindrue besnik edhe në grahmat e fundit, siç ishte viti 1989, vit kur sizmika e zhvillimeve antikomuniste kishte trandë Poloninë,Çeko-Sllovakine apo Gjermanine Lindore…
Sizmika që na dishmoi se “Rrâjët lëvizin”…