Roland Bejko flet për përjashtimet nga PD ; Të pezulluarve iu është dhënë një shans i dytë . Berisha duhej të kishte ikur me kohë

 

Anëtari i Kryesisë në PD, Roland Bejko ka folur mbi përjashtimet dhe pezullimet nga PD, vendime të marra një ditë më parë.

I ftuar në “Frontline”, Bejko tha se të pezulluarve u është dhënë një shans i dytë dhe përjashtimet nuk do të diskutoheshin nëse nuk do të kishte ndodhur episodi i të shtunës.

“Nuk mund të them se Berisha ka adhuruesit e tij. Mjafton t’i japësh shpresë dhe ata mund të vriten vetëm të përfitojnë diçka nga pushteti nesër.

Të pezulluar dhe të përjashtuar, pse dy grupe?

U është dhënë një shans i dytë. Diskutime ka patur plot dhe prandaj zgjati mbledhja 9 orë. Nëse nuk do të ishte bërë akti i të shtunës nuk do të ishte shtruar për diskutim dhe më pas vendim përjashtimi i tyre. Berisha ka atë pjesën e errët të tij, me protestë, dhunë. Berisha duhej të kishte ikur me kohë. Ky vendim është i vonuar. Ramë të gjithë dakord që kjo listë të ishte kështu. Do të ,mblidhet Këshilli Kombëtar që të merren edhe vendime të tjera.

Mendoni se 8 janari ka qenë piku apo mund të ketë edhe protesta të tjera?

Berisha mund të bëjë ccfaarë të dojë në marrëzinë e tij, mund edhe të shpallë luftë. Berisha PD-në e shikon si pronë private. Berisha nuk duhej të fuste në përplasje demokratët. Po të ishte një lider perëndimor nuk do i binte me kokë blindit, nuk do përdorte ultimatume malësori por do kërkonte zgjidhje politike. Dje zotit Berisha i është konfirmuar një grup parlamentar. Ata punë me Partinë Demokratike nuk kanë. Ne nuk jemi skutha, sicc thoshte një deputet i Gjirokastrës. Berisha e pa se sa e ka mbështetjen, tjetra është virtuale. Dëshpërim mund të ketë por kjo nuk do të thotë se Berisha ka mbështetje. Mos u impono kur amerikanët thonë nuk të duam.