Rohani: Lufta me Iranin është “nëna e të gjitha luftërave”

Presidenti iranian, Hassan Rohani tha sot se Teherani mund të zhvillojë negociata me Shtetet e Bashkuara nëse këto të fundit i largojnë sanksionet ndaj Iranit, raporton RFE.
Tensionet në mes të këtyre dy shteteve janë tensionuar pasi presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 ndërsa Rohan ka ashpërsuar retorikën duke tundur këtë marrëveshje që parashikonte lirimin nga sanksionet për Iranin në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor ndonëse nuk e kishte respektuar kurrë.
Duke u bazuar në nivelin e tij intelektual dhe i inkurajuar nga Rusia, Rohani në disa deklarata televizive deklaroi se paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave, teksa ka mbrojtur marrëveshjen e nënshkruar më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.
“Republika Islamike favorizon biseda dhe negociata, dhe nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bisedojnë, atëherë duhet të heqin sanksionet,” tha Rohan duke ngatërruar SHBA që udhëheqet nga Donald Trump nga ajo me Barack Obamën.
Garda Revolucionare Islamike ka kapur një muaj më parë një cisternë britanike në Ngushticën e Hormuzit, dy javë më pas forcat britanike kanë konfiskuar një cisternë iraniane afër Gjibraltarit, me arsyetimin se ka shkelur sanksionet për Sirinë dhe Rohani kërkon paqe madje duke kërcënuar:
“Ngushticë për ngushticë. Nuk mund të jetë Ngushtica e Hormuzit e lirë për ata, derisa Ngushtica e Gjibraltarit të mos jetë për ne,” tha Rohani ndërsa dje Irani zyrtarisht ka njoftuar se ka rritur kapacitetet e prodhimit përtej normave të lejuara me marrëveshjen bërthamore.