“Rithemelimi” mbledhje në selinë e PD , ja çfarë pritet të ndodhë

 

Grupi “Komisioni i Rithemelimit” ka lajmëruar sot mbledhje urgjente në orën 19:00 te selia blu.

Mësohet se do të diskutohet lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi deputetët e opozitës nuk janë shprehur as pro dhe as kundër propozimit të PS që u votua nga maxhoranca.

Kujtojmë se ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku u vendos vetëm me votat e maxhorancës që në 16 maj ora 17:00 të mblidhet Parlamenti për të zhvilluar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave.