Rimerrni lirinë tuaj ! Enkelejd Alibeaj- thirrje qytetarëve

Liria e secilit në dorë të çdonjërit. Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Sipas tij, qeveria ka 50 ditë që ka penguar lirinë më kryesore të njeriut, lirinë personale.

Reagimi i plotë i Alibeajt:

50 ditë që qeveria ka penguar lirinë më kryesore – LIRINË PERSONALE ! Ia ka mohuar këtë edhe çdo shqiptari të painfektuar, e që nuk është pra, përhapës i ndonjë sëmundje ngjitëse!!!

Vetëm të prekurve nga Covid-19, mund t’iu kufizohet kjo liri. Qeveria ka detyrim kushtetues të bëjë testime, por Rama refuzon!!

Duhet të mbroheni vetë tashmë!

*Mbani maska

*Ruani distancimin social (1.5 m)

* RIMERRNI LIRINË TUAJ!

Liria e secilit është në dorë të çdonjërit!

…ua thotë Kushtetuta Juaj!