Rilindja e terrorizmit komunist

Nga Nebil Çika
29 vjet pas rënies de jure te diktaturës komuniste qeveri shqiptare dhe Bashkia e Tiranës kane provokuar rënde popullin e kombit shqiptar duke e mbushur bulevardin me foto te dëshmorëve komunistë një pjese e mire e te cilëve kanë qenë terroriste te mirëfilltë politik kjo e provuar me dokumente historike te arkivave shqiptarë e te huaja. Kjo “ekspozitë” publike e krimit komunist ne Shqipëri është një nga momentet me të sinqerta te qeverisëse ish komuniste shqiptare e cila tashmë ka hequr çdo maske “demokratike” duke u deklamuar hapur me krenari si vazhde e 75 vjeçare e komunizmit terrorist shqiptar . Nuk i pashë te gjithë emër për emër “dëshmoret” komuniste qe Veliaj e Rama u kanë varur fotot në bulevard por me tërhoqën vëmendjen disa prej tyre qe janë shpallur dëshmorë pa asnjë kontribut për popullin e kombin tone , përkundrazi u kane shkaktuar dëme shume te mëdha shqiptarëve dhe janë autore te krimeve te rend si krime lufte , kundër njëzimit dhe gjenocid . Pash atje një terrorist te njohur komunist ,Mustafa Xhani i njohur si Baba Faja i Martaneshit i vaare më 18 mars 1947, nga Kryegjyshi Botëror Bektashian , Dede Hilmi Abazi i cili i kërcënua nga Mustafa Xhani dh Fejzo Dervishi qe i kërkonin që ai të pranonte këto politikat e komunizmit mbi fenë ose të përballej me represionet nga qeveria e Enver Hoxhës pjese e te cilës ishte Mustafa Xhani si Nënkryetar i Frontit Demokratik dhe zëvendëskryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor. Në kujtimet e tij vete diktatori Enver Hoxha shkroi si ai ishte një komunist gë qe binte ne kundërshtim me detyrën e tij fetare “ Gjatë luftës ai kërkoi me kërkoi ta pranonim si një anëtar të Partisë Komuniste :
E h : “Unë jam i sigurt se nuk besoni në fe, por besoni vetëm në Partinë”
M.XH:. Për Partinë unë do të hedh poshtë rrobat e mia klerike”, në të cilën Hoxha u përgjigj, “Jo, ju duhet të rrinë në rrobat që vishni. Partinë, respektojeni dhe zbatoni rregullat e saj dhe ne do t’ju pranojmë si anëtare të Partisë “, dhe ai u bë anëtar.
Me që kemi dëgjuar shpesh Rmen dhe Veliajn te pretendojnë se komunistet ishin me aleatet Anglo Amerikane ne LDB du te theksoj se mendimi i aleateve per Xjanin ishte tejet negativ
David Smiley, oficer i misionit britanik e përshkruan Mustafa Xhanin si një “faqezi” i cili kënaqej duke shkuar me femra kënduar këngë partizane me zërin e tij pas pirjes së rakisë. Ne dokumentet e arkivave britanike ai cilësohet si komunist ,terrorist imoral ,hajdut qe u vodhi edhe rrobat e materiale te tjera edhe oficerëve te misionit anglo-amerikan ne Shqipëri . Me thoni vetëm një cilësi pozitive te Mustafa Xhanit se për kontribute në shërbim te atdheut kushtet ligjore për tu bere dëshmorë nuk behet fjale . Fakti që u vra nga një klerik i nderuar, për shkak se donte të ndalonte në emër ë komunizmit besimin ne Zot ,3 vjet mbas mbarimit të luftës flet vetë për motivet ideologjike komuniste dhe te promovimit te terrorizmit të ekspozimit të fotografisë se tij dhe te terroristeve te tjerë komunist nga Rama e Veliaj në bulevard .
Një tjetër “ dëshmor” komunist qe nuk ka asnjë lidhje me kontributet e luftës për atdhe është Memo Meto ,komunist dhe komisar politik i vare pre çështje nderi nga bashkëfshatari i tij Arap Lilo ne 1 prill të vitit 1944 ne Kuç të Vlorës.
Memo Meto njihej ne zone si imoral dhe te gjithë e dinë motivin “për nder “te vrasjes se tij . Ne historiografinë komuniste thuhet se ai” u vra ne një pritë te madhe” ndërkohë që ai qe i vrau ishte vetëm një person bashkëfshatar i thjeshtë i tij dhe këta dy partizane “trima” komandant e komisar batalioni . Arap Lilo komisarin Memo Meto e Vrau ndërsa komandantin Barjam Korvrafa e la te lirë pasi nuk kishte ndonjë gjë me te, duke dëshmuar kështu motivet personale e familjare te aktit te tij Por figura e Memo Metos lidhet me krime të tmerrshme te komunisteve pas vrasjes se tij .Sipas te dhënave empirikë rreth 105 persona midis tyre dhjetëra fëmijë e gra shtatzëna , pjesëtarë te familjeve te nacionalistëve antikomunistë te zonës . Nga kjo lemeri e kryer mbi varrin e tij ne shenje hakmarrje nga komunistet emri i Memo Metos u bë edhe simboli i terrorizmit komunist ne Jug te vendit e me gjere ,gjë qe vazhdon edhe sot.
Një rasat tjetër glorifikimit dhe promovimit te i terrorizmit komunist janë pa dyshim te :”dëshmorët” komuniste shqiptarë të Luftës se Spanjës . Ky është një rast tipik i glorifikimit te terrorizmit ndërkombëtar nga komunistet shqiptar dje dhe sot
9 komuniste te vrarë në Luftën Civile në Spanjë në vitin 1937 janë dëshmor te atdheut
Asim Vokshi, .
Dhimitër Kosta,
Musa Fratari,
Ramiz Varvarica,
Teni Konomi,
Thimo Gogozoto,
Urfi Agolli,
Xhemal Kada,
Zef Hoti .
Me thoni çilat nga kriteret e marrjes se statusit dëshmor plotësojnë këta terroriste qe u rakorduan nga si luftëtarë me pagese nga Internacionalja Komuniste dhe Bashkimi Sovjetik për te vendosur diktaturën komunistë ne Spanje. Këta janë turi e faqja e zeze e jona. Kane kryer në emër të komunizmit krime te renda kundër popullit spanjoll dhe shteti shqiptar vazhdon ti nderoje e te shpërbleje si dëshmorë te Shqipërisë . Kjo eshët sikur shteti shqiptar të shpalle sot dëshmor dhe Rama me Veliaj t’iu varin fotot ne bulevard terroristëve shqiptarë te ISIS te vrarë ne Siri e Irak Ka ndonjë qe mund ta shpjegojë apo ta justifikoje këtë përvese motivimit te qeverise aktuale për të na kthyer tek terrorizmi politik komunist.
Po patëm kohe e nge një here tjetër mund te flasim edhe për të tjerë “dëshmore “ komuniste qe ose janë autore te krime te komunizmit ose nuk kane asnjë lidhje me shatin e dëshmorit te atdheut , por besoj se këto raste që folëm e bëjnë te qarte qe ne ekspozita ne bulevard eshët një nderim dhe promovim qeveritar terrorizmit politik komunist ne Shqipëri , Nuk kam pritur dhe nuk pres qe komunistet te heqin dore me vullnet nga terrorizmi si histori e si aktualitet por shpresoj qe shfaqje të tilla publike te terrorizmit dhe terroristeve te përmendin ata shqiptar qe ende besojnë e shpresojnë se komunistet mund te reformohen . Prova e madhe për ta ne dhe gjithë boten se Shqipëria është ne luftë te ftohte civile  është tashme e shfaqur publikisht nga qeveria ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit si “rilindje” e terrorit komunist  Shpresoj shume qe kësaj radhe, këtë ta ketë vene re edhe Lul Basha .