Rikthehen seancat në Kuvend, deputetët do të ulen në llozhat e sallës dhe tek vendi i gazetarëve

 

Komisionet Parlamentare pavarësisht se në mënyrë të kufizuar, nuk e kanë ndërprerë punën gjatë kësaj periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit, ndërsa prej një muaji Kuvendi i Shqipërisë nuk mblidhet.

Komisionet i kanë zhvilluar mbkledhjet online, madje kanë komunikuar edhe vendime të rëndësishme si votimin e akteve normative të qeverisë, apo kthimet e dekreteve të Presidentit.

Nga ana tjetër mësohet se Kuvendi I Shqipërisë do ti nisë punimet që prej javës së ardhshme por është menduar të merren masa për ruajtjen e distancës mes deputetëve, e për këtë lighjvënësit do të ulen në llozhat e sallës, si dhe në vendin kur më herët qëndronin gazetarët.

Por diçka e tillë ende nuk është zyrtare pasi kjo do të vendoset në Koferencën e Kryetarëve ditën e premte.

Mendohet se duke qenë se ndodhemi në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, temë e diskutimeve në sallën e Kuvendit do të jetë COVID-19 ku pritet të ketë edhe debate për shkak se ato nuk kanë munguar edhe virtualisht gjatë këtyre ditëve për mënyrën se si është menaxhuar situata, numrin e testimeve për personat e dyshuar apo me histori të virusit etj.

Ndërkohë në seancën e radhës pritet të mungujnë edhe disa deputetë, ku vlen të theksohen Adriatik Alimadhi për të cilin sot Faxweb.al raportoi se ndodhet në Spitalin Infektiv dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Gjithashtu edhe deputetja e Fierit, Antoneta Dhima, djali I të cilës, 25-vjeç ka rezultuar pozitiv me koronavirus ndërsa e gjithë familja e saj është vetëkarantinuar.