Rigerta ….Une …dhe Kryeministri yne …

Nga Adriatik R.Dosti

Aman o Gerta se po plas..me thuaj qe ne fillim cfare ju bere atyre kodosheve te PS ne Parlament qe po qanin ..se jo per gje ..por soji e rraca e tyre Nuk para qajne kollaj e Nuk kane derdhur pike loti edhe kur ju kane vdekur me te dashurit njerez te familjes se tyre, as kur shqiptaret vriten e priten cdo dite mes vedit, as kur shumica e popullsise qe ata udheheqin sot bien e ngrihen me barkun bosh ne varferi ekstreme dhe… as e as pa mbarim…
Te kene qeruar Qepe pak perpara fjalimit te Endri Fuges lexuar prej teje …edhe kete me dy mendje e kam…megjithese cfare nuk pret prej tyre..se nuk thoshte kot i ndjeri Pjeter Arbnori se ..keta jane specialiste e jo socialiste…
Tu kesh hedhur ndonje lloj solucioni ne forme Spray..ne fytyre..nga ato qe mund te kesh mesuar ne ….
Universitetin Italian…edhe kete veshtire ta pranoj se ata kopila jane te mirembrojtur nga dhjetera bodigarde kudo e ne cdo hap qe hedhin….
Tani le te dalim tek ty o Gerta…
Perpara pak kohesh pata lexuar dicka per ty e bashkeshortin tend e per menyren kurajoze tuajen se si vendoset ti dilni balle jetes se veshtire aty ne Mirditen tuaj antikomuniste e plot halle…
Te them te drejten u ndjeva mire pasi thashe me vete..ja pra qe Shqiperia paska edhe njerez me dinjitet, karakter e personalitet qe vec besimit ne Zot,,besojne edhe tek vetja e aftesite e tyre dhe dijne ti dallin per zot vetes e familjes, vendit e shoqerise..
Por perralla jote fatkeqesisht paska qene e shkurter moj Hirushja e Mirdites…
Se shpejt Ujku e mesoi folene tende dhe nisi gjuetine e bishes ndaj prehes derisa arriti ta shtjere ne dore..por nuk e hengri se i duhej e gjalle dhe te gjalle e solli dhe e ekspozoi aty ku duhej e ne vendin e kohen e duhur…
Mire qe re preh dhe viktime e neveriteshme e lojes se tyre te ndyre..por nuk te vjen pak keq qe abuzon edhe ne emer te nje goxha Universiteti me fame europiane sic eshte Sapienza,,,dhe perdoresh kaq banalisht nga nje i Dipllomuar ne njerin prej instituteve te Diktatorit bolshevik Hoxha apo me keq akoma nga nje kriminel me shkolle Partie si Ruci i 2 prillit apo edhe me zi akoma nga nje Hajdut pronash e pasurie kombetare..njefare Niko prej Leshi, pambuku, teritali a doku..merre si te duash…
Kete lojen tende vite me pare e benin edhe njefare minoritareje qe quhej Vitori Curri ..e cila sa here fliste Damllamadhi ne ate Kuvend e foltore nga ku llafose edhe ti …ngrihej furishem nga vendi e uleriste,,,Te marrshin te ligat ty o shoku Enverrrrrr….
…E bente po keshtu edhe e perzgjedhura e Babe Myslymit..njefare Lumturi Rexha ..qe i betohej Enverit e Partise per besnikerine e grave shqiptare ndaj tij…
E bente edhe njfare Gjyste Mara prej Shkoze ..se ciles Partia i falte si shperblim nje goxha Lope hollandeze per te ushqyer 12 femijet e saj ..ushtare besnike te se ardhmes se ndritur te komunizmit te neserm fitimtar te Enverit…
Edhe ty te perdoren o Gerta…madje keq fort, shemtuar e banalisht ..se atyre nuk ju ben fare pershtypje kjo qe ben me ty,,sepse ata as nxihen e as skuqen as zverdhen e as qajne a perloten vertet ashtu sikur mund te kesh menduar e besuar ti e gjysma e shqiptareve qe e pane te ngjitet ne skene komedine ”Rigerta dhe kopeja e Dhive”..
Atyre nuk ju ka bere kurre pershtypje gjithe ai kalvar vrasjesh, burgosjesh, torturash, internimesh, e nje Mal i tere me krime te perbindeshme ndaj nje populli e vendi te tere per gati gjysem shekulli me radhe o Gerta e kurre nuk u bene pishman a ta ndjenin ne shpirt krimin e barbarine e tyre c’ njerezore.. apo qofte edhe formalisht te kerkonin falje publike ..e jo me te perloten, qajne e preken nga fjalimi i Fuges lexuar prej teje qe fliste per ca koke dhi, per qumesht, mish e lesh fshati mirditor..apo edhe per nje Kristine qe lante kusi e tenxhere, bidona e tepsi dhe dilte shiste ”me ndershmeri” prodhimet e duarve te saj te reshkura…
Aktrove keq o Gerta..e poshterove shume mirditorin a mirditoren..armiq te betuar nder dekada te komunizmit barbar qe cfare nuk ju beri per ti nenshtruar e derisa i la ne nje harrese te qellimeshme e prapambetje te tmerreshme kolektive..e gati gati deri ne izolim te plote e total atje mes maleve te tyre kreshnike e fisnike qe ende jehojne prej patriotizmit e atdhedashurise se tyre…
Edhe mua o Gerta ….diku ne ate fillim vjeshte te 1999..ky Edi i sotem ..Kryeministri i te njejtit Atdhe tonit..Shqiperise ..me pat bere nje ftese a propozoim te ngjashem me tendin…
Mua me telefonoi e me kerkoi takim ne zyren e tij ..se ne ate kohe Nano sapo e kish sjelle pako postale nga Franca dhe sapo e kish emeruar minister te Rinise, Kultures e Sportit…
Dhe e di cfare…..,ne emer te nje lloj Reforme qe kish nisur ai ne Sport..,,duke perfituar edhe nga emri, pervoja, eksperienca e besueshmeria dhe serioziteti , lexueshmeria e korrektesa ime ne median sportive shqiptare..me kerkoi te shaja, sulmoja e denigroja Presidentin e atehershem te Futbollit shqiptar Mico Papadhopullin….
Natyrisht qe une nuk pranova kurre dhe nuk e bera kurre ate qe donte kanakari yt i sotem..ani edhe pse ne ate kohe nuk e kisha bere ende Universitetin e Sapienzes….
Une mbrojta thjesht emrin, dinjitetin e personalitetin tim..dhe nuk u bera Mashe e nje maskarai… dhe vetem kaq…
Ti fole per uje e rruge se ato i duhen fshatit sot…fole ti se fjalimi ishte i tjeterkujt..i atij qe shpik Shtepi me Gjethe, Bunkarte, Bunkere ne mes te Tiranes e i quan Muze, Jugosllavira te reja fantazma me pjesmarrjen e Shqiperise ne te e me daljen e Serbise ne Adriatik ne Durres etj etj cmendurira te tilla krejtesisht anttikombetare e antishqiptare vetem e vetem qe tu largoje vemendjen shqiptareve nga bota e krimit dhe krimineleve, nga droga , bandat e banditet ku e ka zhytur ai sot Atdheun tim e tendin bashke..
Ti fole ne emer te Fshatit…e mua duke vene pak edhe buzen ne gaz mu kujtua i pavdekshmi aktor shqiptar Pandi Raidhi tek i drejtohej Teto Olllges… jo moj Ollge jo..dashke ti…mishin e bulmeti ja doni fshatit por Dhendurret nuk ja pelqeni eeee…
Ndersa… nese mua do te me duhej te flisja per Qytetin ,,nuk do te me dilte nje jave e tere ne ate foltore per t’ ju a numeruar nje per nje te gjitha krimet e poshtersite qe ata i kane bere jetes Urbane te cdo lloj qyteti shqiptar ne keto 27 vite gjoja post komunizem.. e sidomos Tiranes time e tones se bashku… …..dhe ketu te kuptohemi jo vetem ata ”te tute”..por e gjithe shpura e felliqur e rraces se ndyre te politikes e politikaneve te sotem e te djeshem shqiptare….
Dhe se fundi duke te kujtuar se do te duhet se shpejti qe ta prishesh fermen tende e ti lesh Dhite e baxhot e bulmetit , e te c’ mallesh edhe me Kristinen duhet te behesh gati se ka shume te ngjare qe pas perlotjes e vajit qe shkaktove ne Parlament …i Gjati dhe ata kodoshet e tij te kane piketuar si Kryetare te Bashkise se Mirdites e radhen tjeter edhe si Deputete te tyre po te rrethit qe perfaqeson..
Per ta mbyllur o Gerta kam edhe disa” gjysma pyetjesh” te fundit……moj po si arrite e hyre ne ate Parlament te blinduar e te shumembrojtur…si u ngjite serbes – serbes deri ne foltoren e tij…kush te solli prej atij fshati pa uje e pa rruge deri ne mes te Tiranes…me cfare udhetove me furgon, tank apo fuoristrade…dhe kush te kthehu prape shendoshe e si kokrra e molles ne tufen e fermen tende te Dhive..qe mezi po te prisnin……?????….
Dhe ..per te mos e lodhur me koken me ty o Gerta po as edhe me ate Koqen…ate pra mo Kryefermerin tend …une per vete…. nje te veshur tutat e sportit, atletet, e i futa nje te ecur ne natyre…por si per dreq mu fiksua ne tru nje kenge e ”lezeteshme ” e kohes se Babait te Kryeministrit tone te perbashket ne vargjet e se ciles thuhej…..
…Hidhni valle e knoni Cika…/Agronome na u kthye Mrika
E ka rritur o vete Malsia/..gaz e jete o ci dha Partia ooohejjjj
Ja Tata krenohet ..po qesh Lokja Nane…
Se Mrika e kreu ”shkollen” ne Tirane….