Rezistenca  e  Lulzim Bashës 

 

Nga Qamil Gjyrezi

Metingu opozitar i datës 27. Janar. 2018 ishte në parametrat e një aktiviteti politik shumë dimensional, demokratik dhe shumë bashkëkohorë. P.D. dhe opozita filluan dje një rrugë të re, që tashmë ka një filozofi reale të caktuar. Sllogani opozitar: “Përballje, rezistencë dhe betejë totale”, ka domethënjet e veta që duhet të kuptohet nga të gjithë. P.D. dhe opozita e kanë të vështirë tashmë “marrëveshtjen” dhe kompromisin me qeverinë në “kurriz” të elektoratit të saj dhe të gjithë shqiptarëve . P.D. dhe opozita bënë dje në këtë meting një analizë të thellë të gjendjes ekonomike dhe shoqërore ku ndodhet Shqipëria. Nuk kam ndërmend të përsëris deklaratat e të gjithë lidërve opozitarë, por në mënyrë të vecantë vlerësoi mesazhin e Liderit Basha për qëndresën dhe veprimin opozitarë dhe Kryetarit të shoqatës antikomuniste së të përndjekurve politikë Nebil Çika. Sipas Cikës, prej ardhjes në pushtet qeveria Rama ka cënuar rëndë ekonominë e kësaj shtrese.
Zoti Çika deklaroi se: “Qeveria shkel me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit, po isntalon në të gjitha strukturat e shtetit bllokun komunist dhe sigurimin e shtetit. Që kur ka ardhur në pushtet po cënon interesat tona ekonomike, ka hequr kompensimin për studentët e përndjekur politikë, ka shkrirë në Ministrinë e Drejtësisë Drejtorinë e Statusit të përndjekurve politikë, së fundi po tenton tu heqë mijëra trashimtarëve të përndjekurve politikë kompensimin dhe dëmshpërblimin e atij dëmi që ia shkaktuan baballarët e tyre dhe këta vetë. Mbështesim protestën e opozitës por protestojmë për veten tone”.

Kam respekt të madh për të persekutuarit e vërtetë politikë dhe dje Zoti Cika i prezantoi dhe po i përfaqëson me dinjitet dhe seriozitetin që i takon këtë shtresë.
Gjithashtu edhe sllogani i liderit opozitar Basha: “Përballje, rezistencë dhe betejë totale” ishte i qartë, pa kompromis dhe shumë optimist për të ardhmen e të gjithëve.
Filozofia e e një aksioni politik është baza e tij. Gjuha ka një rol të madh në dhënien e mesazhit poltik dhe shoqëror. Lideri demokrat Basha në të gjithë aktivitetin politik ka përdorur një gjuhë të qartë dhe ka dhënë mesazhe të qarta për të gjithë.
Kam besimin e plotë që qeveria e ka lexuar, dëgjuar dhe kuptuar shumë mirë mesazhin e zotit Basha dhe lidërve të tjerë opozitar.
Termi përballje është veprimi sipas foljeve; përballim, përballja me kundërshtarin politik në rastin tonë. Në të gjithë historinë botërore të politikës ka patur përballje politike në favor të demokracisë, ekonomisë dhe shteti të së drejtës. Fjala ose termi përballje do të thotë gjithashtu kundërshtim i vendosur, rezistencë e vendosur e fortë, e forcave demokratike. Sic duket këtë herë përballja e P.D.-së dhe opozitës do të jetë, kundërshtim i vendosur, rezistencë e vendosur e fortë.
Me slloganin e djeshëm Zoti Basha ka vendosur të bëjë një qëndrim politik pa kompromis me qeverinë aktuale. Basha e bëri kompromisin me Ramën vitin tjetër, për hir të demokracisë dhe situatës në rajon, por kundërshtari politik nuk i qëndroi kësaj marrëveshtje. Shpresoj se të gjithë liderët tjerë opozitarë do të ndjekin të njëjtën filozofi politike, natyrisht me forma vetëm demokratike pse jo pacifiste, që është fillimi i një beteje një “rezistencë e ashtuquajtur passive”. Historia e “rrëmujave” ka mbaruar njëherë e përgjithmonë në Shqipëri. Përballje dhe debate politike zhvillohen në të gjitha vendet e botës demokratike në Europë dhe SH. B.A. Përballja tipike politike ishte përballja dhe filozofia politike e Zotit Trump me kundërshtarët e tij politikë në periudhën e zgjedhjeve të fundit dhe në vazhdim në SH.B.A. Sllogani i Bashës i përngjet shumë filozofisë neo-liberale të Zotit Trump. Përballja është një fenomen i domosdoshëm politik dhe demokratik. Pa përballje politike nuk ka zhvillim demokratik. Këtë e ka deklaruar edhe Rama vetë në aktivitetet e tija politike. Shpresoj që këtë ide të kenë edhe liderët e tjerë opozitarë dhe “skeptikët” e liderit Basha, zërat kundër në P.D.
Koncepti përballje natyrisht realizohet me një rezistencë të caktuar politike. Në politikë duhet të rezistosh që të fitosh. Gjithmonë me veprim rezistent dhe mjete rezistence të caktuara demokratike, si takime me elektoratin, media dhe komunikim publikun me të gjithë të interesuarit për rezistencë, jo “interesaxhinjtë” dhe individë me shumë fëtyra dhe tesera partish.
Fjala ose termi rezistencë gjuhësisht do të thotë kundërshtim i vendosur, rezistencë e vendosur e fortë e forcave demokratike. Kemi rezistencën aktive dhe rezitencën pasive.
Betejë gjuhësisht është ndeshja ndërmjet forcave politike kundërshtare për qëllimet dhe interesat e tyre. Në metingun e djeshëm P.D. dhe opozita filluan “betejën politike” me qeverinë që kërkon rezistencë politike pasive dhe më vonë aktive politiko-psikologjike.
Pra projekti opozitar aktual vecanërisht i P.D-së: “Përballje, rezistencë dhe betejë totale” i opozitës në këtë meting prezantoi edhe filozofinë e saj, që është edhe programi i saj i ardhshëm opozitar.