“Revolucioni vazhdon të hajë bijtë e vet ” – Roland Bejko ironizon mbështetësit e Berishës

Nga Roland Bejko *

Partizani Meço një ditë para skadimit të ultimatumit të revolucionit paqësor të bashkimit, i pozicionuar te porta e Sarajeve në pjesën lindore të kalasë së Toptanasve, me bocën e rakisë në dorë, kishte që në mëngjes që bërtiste me aq sa i hante gërmazi që ta dëgjonin ata të PD-së nga brenda. Dikush i kish thënë që në mëngjes se kot bërtet, brenda nuk gjendet askush veç pastrueses, por ai vazhdonte në të tijën duke e përsëritur për të disatën herë:

“Dorrëzohu! Je i rrethuar!
Nuk ke nga shkon qen bir qeni….”

-“Prit Meço, prit, Marëshalli ynë zemërgjerë na tha që t’i themi se e ka edhe një mundësi shpëtimi.
Thuaj se nëse dorëzohet pa luftë, i falet jeta atij dhe atyre pak mbështetësve që i kanë mbetur në sarajet e Toptanëve. Është djalë i ri për ta mbyllur kaq shpejtë jetën e tij.
Naa, se harova për pak. Thuaj edhe se nëse dorëzohet sot, nesër do ketë gjithë mundësitë që të aspirojë prapë të jetë kryetar partie dhe kryeministër. Marëshalli nuk i’a dha partinë që ta mbajë për vete, por që ta kthejë mbrapsht tek i zoti sa herë që t’ i dojë qejfi atij. Është shumë i ri dreqi, të ardhmen e ka përpara shejtani, ça pati kështu?! Ai e di që partia është pronë e Marrëshallit. Marëshalli ynë, që iu bëftë dita njëmijë, është me një këmbë në var, dhe prap ja ku është, po lufton të bëhet sërish kryeministër për të mirën tonë, jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë”.- i tha komisari Ald dhe u largua drejt qendrës komerciale Toptani ku e priste establishmenti dhe grupi i bluzë-zinjve të ardhur enkas nga Londra në ndihmë të Marrëshallit të madhërishëm.

Meço, pasi morri porositë e rastit nga komisari Ald, nxorri sërish kokën te cepi i kalasë dhe ia filloi avazit nga e para pasi rëkëlleu edhe nja dy gllënjka raki skrapari që ia pati dhënë dje vet Mondi, nga ajo që i mbeti pa pirë natën e vitit të ri:

-“Dorëzohu qen, dorëzohu se përndryshe në datën 8 do tërhiqesh paqësisht zvarrë, dëgjove apo jo… qen bir qeni, se na çave k…. Liroje urgjentisht zyrën se është e Marëshallit.Dëgjove apo jo?! Diiigjiii leeegeeen…!”
Po nuk arriti ta mbaronte fjalinë. Kishte pirë aq shumë saqë iu morrën këmbët e u rrëzua shakull në dhe, në pllakat e ftohta të gurit të Sarajeve. Nga goja filloi t’i dilte shkumë, kurse muret e godinave aty pranë filluan ti dukeshn nga dy, nga tre, nga katër…në gjendje mirazhi u kujtua se dikush nga grupi i pati thënë se kishte një lajm të keq për t’i dhënë, të tillë që mund ta penalizonte vazhdimin e mëtejshëm të revolucionit paqësor; Marëshalli ka dalë pozitiv me covid ditët e fundit të dhjetorit, por mos i thuaj kujt… Lëvizi edhe një herë kokën. Të ishte e vërtetë vallë?! Rakia që i kish dhënë Mondi, nuk po e linte të qetë të kuptonte se ku mbaronte mirazhi, dhe ku fillonte e vërteta… Punë dreqi, kjo rakia, – tha me vete, dhe mbylli sytë ku para se të binte në në një gjumë të thellë, ashtu i shtrirë mbi pllakat e ftohta të Sarajeve, aty pranë gardhit të PD-së…mërmëriti për të fundit herë për sot vargjet e revolucionit që Marëshalli i kish aq për zemër, si nostalgji nga koha e zborrit dhe aksioneve socrealiste:

“S’ka forcë në botë/
Që të na ndal në rrugën tonë/
Reevoooluuuciooniii marshoooon!

 

  • Sekretar i PD për pushtetin vendor