Revista “Newsweek” paralajmëroi kundër koronavirusit me hadithe të Profetit Muhamed (a.s.)

Revista e përjavshme amerikane “Newsweek” bëri paralajmërime me hadithe të Profetit Muhamed (a.s.).

Paralajmërimet e Profetit Muhamed për pastërtinë dhe sëmundjet infektive të bëra 14 shekuj më parë janë gjithashtu në agjendën e vendeve perëndimore. Në artikullin e botuar në revistën amerikane “Newsweek”, ishin përfshirë hadithet e Profetit Muhamed (a.s.).

“Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi të murtajës në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni”, “Pastërtia vjen nga imani”, “Pastroni duart pasi të zgjoheni”, “Ata që kanë sëmundje ngjitëse të qëndrojnë larg të shëndoshëve”, janë disa prej haditheve paralajmëruese të Profetit Muhamed (a.s.) në lidhje me higjienën dhe karantinën të thëna para 14 shekujsh.

Këto këshilla udhëzuese u kujtuan në revistën amerikane “Newsweek” këto ditë kur u përhap epidemia e koronavirusit.

Artikulli i botuar në revistën javore u shkruajt nga akademiku i Universitetit Rice, Craig Considine. Ai deklaroi se nuk është e mundur të luftohet kundër epidemisë vetëm me lutje, ndërsa dha shembuj nga hadithet e Profetit Muhamed (a.s.).

Considine në artikullin e tij përkujton edhe hadithin e Profetit Muhamed ku thuhet: “Së pari lidhni devenë tuaj, pastaj besoni tek Allahu”, ndërkaq rëndësinë e kurimit ai e përkujtoi me këtë hadith: “Kurohuni sepse Allahu i madhërishëm nuk krijoi ndonjë sëmundje që nuk e kuroi përveç pleqërisë”.

Në artikullin e tij Considine shkruan se “Ndoshta më e rëndësishmja, është që Profeti Muhamed e dinte si të ekuilibronte besimin dhe logjikën”.