Retrospektivë / Cfarë na ka ndodhur?

Nga Ken Huber, Tawas City

Tituli i origjinalit: “Cfarë i ka ndodhur Amerikës?”
Botuar si editorial i: Iosco County News Herald në 9 Qershor 2010

A është kthyer Amerika në shtëpinë e interesit dhe standartit të dyfishtë? Le të vështrojmë: Të gënjesh Kongresin quhet krim, të gënjehesh nga Kongresi quhet politikë; Të kesh opinion negativ për një person me ngjyrë quhet racizëm, por nëse një person me ngjyrë ndan të njëjtin opinion për ty, quhet e drejtë e mbrojtur nga Amendamenti i Parë.
Qeveria shpenzon miliona për rehabilitimin e kriminelëve, paçka se bëjnë pothuajse asgjë për viktimat. Në shkollat publike mësohet se homoseksualiteti është OK, por gjej vrimë e futu nëse përmendet fjala Zot gjatë procesit mësimor.
Vrasja e një fëmije të palindur qëndron si veprim i drejtë, por ekzekutimi i një vrasësi masiv qëndron si veprim i gabuar.
Tanimë në Amerikë nuk digjen libra, ata rishkruhen. Kërcënimi socialist është inekzistent sepse këta njerëz u riemëruan me termin “progresivë”. Jemi të paaftë për të mbyllur kufirin tonë me Meksikën edhe pse mbrojmë Paralelin e 38 në Kore.
Nëse proteston vendimet e Presidentit Obama je terrorist, paçka se djegja e flamurit Amerikan ose e një portreti të George Bush konsiderohet si një e drejtë e mbrojtur nga Amandamenti i Parë.
Mund të shijosh pornografi në TV/Internet, por nuk mund të dramatizosh lindjen e Jezusit në një park publik gjatë Krishtlindjeve.
Kriminelët Amerikanë janë eliminuar, pasi tani i quajmë njerëz me probleme mendore.
Ke të drejtën e botës për të përdorur një fetus human për eksperimente, por është gabim të përdorësh një kafshë për to.
Paranë që qytetarët e meritojnë nëpërmjet punës së fortë, ne si shtet e vjedhim dhe ua japim atyre që nuk duan të punojnë.
Mbështetja për Kushtetutën është e gjithanshme, vetëm në rastet kur bie dakort me ideologjinë tonë personale.
Posedojmë lirinë e fjalës, për sa kohë jemi korrekt politikisht. Prindërimi është zëvëndësuar nga një miks i Ritalin-ës (ilaç antidepresiv- shën. Red.) dhe video lojrave.
E ashtuquajtuara Toka e Mundësive, sot është toka e lëmoshës. Hurrikani Katrina dhe derdhja e naftës në gjirin bregdetar ngjanësojnë, për vetë faktin se presidenti nuk mori asnjë masë për të ndihmuar asnjërë prej situatave. Cfarë masash merren gjatë një krize madhore sot? Qeveria punëson një komitet për të gjetur fajtorin, i cili më pas kërcënohet, një ligj i ri kalohet, taksat rriten. Në këtë pikë Qeveria na informon se problemi u zgjidh, nga ku i rikthehen punës për fushatën e zgjedhjeve.
Cfarë ka ndodhur me tokën e të lirëve dhe shtëpinë e të guximshmëve?

Shënim i Minerva: Materiali i mësipërm është botuar në një gazetë lokale në Shtetet e Bashkuara. Ajo ju dërgua gazetës si letër drejtuar botuesit nga qytetari Ken Huber. Ata vendosën ta botojnë si editorial të asaj dite. Por redaksia nuk ka ndarë të njëjtin opinion me qytetarin dhe të nesërmen i kanë ktheyr përgjigje. Minerva do te botoje neser pergjigjen e redaksise.
Pavarësisht opinionit të readaksisë, materiali i mësipërm vijon të jetë shumë i klikuar në internet edhe sot që pothuajse po mbush një dekadë. Opinionet e shprehura këtu ende nuk e kanë humbur aktualitetin, për të mos thënë se vijojnë të jenë shqetësimi kryesor për popujt e Europës së qytetëruar në momentin që po publikohen për herë të parë në shqip.
Materiali u përkthye nga Arbi Ngjelina