“REND,O REND,REND E U THUAJ. SE TEATRIN E FITUAM…”

Nga Agim Xhafka

Në 2 nëntor është 28 nëntor. Ngrihet bash te ekspozita e Avni Delvinës flamuri i Pavarësisë së Teatrit Kombëtar. Në hollin e madh nuk do jetë Ismail Beu,por vetë Avni bej Delvina. Ky artist mu aty brenda ka ngritur kullën e qëndresës ndaj qeverisë kusare. Me krijimet e tij në grafikë ka krijuar ndérgjegjen e së nesérmes. Bash pérballë ministrisë së Brendshme,që si dje dhe sot di të hedhë vetëm bomba gazi e të mbrojë tiranët,ky artist fisi e soji nxjerr gjoksin dhe pret topat e korrupsionit dhe të vjedhjeve grandioze.
Teatri Kombëtar tashmë ka fituar vlerat e tij më të spikatura. Nuk luhen më drama socrealiste,nuk u thurren më ditirambe partive. Luhen përplasjet e civilizimit. Një grup artistësh,qytetarësh,intelektualësh,ndeshen me hajnat dhe perversët. Ndeshen jo për llokmë,por për histori,për dinjitet,për fisnikëri.
Avni Delvina është figura poliedrike e ketyre viteve. Sa ka talent,aq ka dhimbje,sa ka vullnet aq ka dashuri,sa ka qytetari aq ka pasion dhe brengë. Ai e do teatrin jo se ka luajtur atje,jo se do bëjë kullë atje,jo se do fitojë diçka atje. Ai do teatrin se do artin,do qytetin,do të djeshmen dhe kérkon që nipérit e mbesat nesër të kenë dëshmi,shenja që brezi ynë ka jetuar me dinjitet dhe ka luftuar pér dinjitet.
Ekspozita e datës 2 nëntor është një shfaqje që e kemi parë. Ka brenda qëndresën e brezave ndaj pushtuesve. Dhe qeveria jonë e tillë është. Madje më keq. Se kérkon të pushtojë artin,atë që nuk e ka bërë dot asnjë tiran.
Në 2 nëntor ekspozita çelet në orën 17 e 30. Unë do jem qysh në 15. Se në ndeshjet e mëdha shkohet mbi dy orë para. Të kesh kohë të tretësh emocionet dhe mbushesh me vargjet:
“REND,OR REND EDHE U THUAJ,
SE TEATRIN E FITUAM…”