Reforma zgjedhore / Edi Rama u rikthehet letrave publike

Kaluan 4 vjet nga zgjedhjet kriminale të vitit 2015, dhe deri sa vazhdojnë dhe publikohen mënyra aspak të sofistikuar të vjedhjes dhe blerjes së votave, Kryeministri Edi Rama nuk kishte vullnetin as më të vogëlin për një reformë të domosdoshme zgjedhore.
Këtë mungesë vullneti e shprehu edhe me emërimin si bashkëkryetar të Komisionit të Posaçëm, kriminelin më të madh elektoral shqiptar tashmë i konfirmuar edhe me përgjimet “Bild”, Damian Gjiknuri.
Por ndonëse kaluan katër vjet dhe nuk bëri asgjë sot ai vjen me një hap të ri, atë që e bënë më së miri, shkronjësin; Sërish me letër publike por tashmë nuk i drejtohet vetëm Kryetarit të PD, Lulzim Basha, por dhe Monika Kryemadhit, Nard Ndokës, Vangjel Dules, Agron Dukës, Dashamir Shehit dhe Fatmir Mediut:
“Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.”
Dhe pavarisht që kanë djegur mandatet, ai e bënë këtë ftesë meqë deri në zgjedhjet e qershorit 2021, sipas tij, ata janë të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë.
Pra, edhe kur kur bënë ftesë për bashkëpunim, më shumë se 50 % të popullsisë që nuk është socialiste ai e quan “një pjesë jo të vogël”, dhe mëshirohet dhe i rezervon një vend të posaçëm në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi.”
Duke menduar se sikur ai të gjithë të tjerët kanë harruar 17 Majin 2017 që e shkeli me të dyja këmbët, ai sot për tër arritur qëllimet e veta vërenë mungesën e tyre në tryezën e Komisionit Zgjedhor, dhe i fton të takohen për këtë sfidë të përbashkët, edhe pse Reforma Zgjedhore nuk ka të bëjë asgjë me at aqë vjedhin ose blejnë vota siç është kreu i emëruar nga ai në Komisionin e Posaçëm.
Gjithsesi, Kryeministri melankolik kështu e përfundon letrën:
“Duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.”

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu
Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,
Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.
Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.
Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.
Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj edhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.
Ju faleminderit
EDI RAMA
Tiranë, 18 shtator 2019