Reago tani që të mos jesh vetëm kur keqja të trokasë në derën tende !

Nga Nebil Çika

Shembja e godinës së Tetarit Kombëtar nuk është akti me i rende i rrënimit te lirisë por ma do mendja sa i fundit . Agresioni ndaj lirisë i këtij pushteti komunist fillon qe me ardhjen ne pushtet te Rimës ne 2013 dhe kulmon me emërimin në krye të Kuvendit te Shqipërisë te ish ministrit te brendshëm te fundit te diktaturës komuniste Gramoz Ruci . Zgjedhja e Rucit ne postin Nr 2 te shtetit shqiptar ishte kalimi i vijës së kuqe dhe provokimi e agresioni më i madh i Rimës kundër lirisë dhe demokracisë ne ketë vend .
Te vetmit qe reaguam dhe organizuam një protestë kundër zgjedhjes se Rucit ne krye te kuvendit ishim ne te përndjekurit politike antikomuniste . Iu kërkuam qytetareve ti bashkoheshin atëherë protestën tonë por u përballem me indiferencën e shumicës se tyre . I kam paralajmëruar drejtuesit dhe deputetet e opozitës për atë që po i priste ata dhe gjithë shqiptarët në se do ta lejonin Ramën të realizonte këtë akt agresioni ndaj lirisë së shqiptareve do të lejonin aktin e pare te vendosjes se diktaturës. I kam thënë se do ti nxirrte nga parlamenti , do të shkartonte çdo garant të lirisë e demokracisë , institucionin e zgjedhjeve te lira , parlamentin , institucionet e drejtësisë etje .Sot pas me pak se tre vitesh te gjitha ato qe iu thamë ne atë proteste kane ndodhur .Opozita është jashtë parlamentit , parlamenti është një partiak ,zgjedhjet e lira nuk ekzistojnë dhe kemi një pushtet vendor një partiak qe ka marre faktikisht vetëm 10 % të votës qytetare. Sistemi gjyqësor nuk ekziston , vendi është pa Gjykatë te Larte e Kushtetuese ndërkohë qe e ashtuquajtura reformë në drejtësi ka përfunduar në gjueti shtrigash ndaj gjyqtarëve e prokurorëve jo te preferuar te qeverisë dhe zëvendësimi i tyre me militantë partiake te saje duke i venë institucionet e reja të sajë ish vartësit e Gurmoz Rucit ish drejtues e anëtarë të Sigurimit të Shtetit autor të krimeve te komunizmit të komunizmit kundër njerëzimit dhe gjenocid . Me pak fjale modeli Ruçi dhe simbolika e tij si kasap i diktaturës komuniste u instalua ne krye te shumicës se institucioneve shtetit. Pra Rama arriti te instaloje diktaturën komuniste ne këtë vend. Po te mos kishin ndodhur te gjitha këto , pra po te kishim zgjedhje te lira do te kishim edhe parlament e pushtet lokal demokratik . po te kishim parlament demokratik do te kishim edhe drejtësi ,Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë te larte . Po ti kishim te gjitha këto me siguri te plote qe Tetari nuk do te ishte shembur dhe shumë paligjshmëri të tjera të qeverise nuk do të kishin ndodhur . Këtu është edhe problemi më i madh i shqiptareve që nga fakti se nuk e njohin shijen e vërtete te lirisë qe ne formën e saje klasike kane qe nga viti 1944 që nuk e njohin . Dhe kur nuk e njohin nuk dine si te reagojnë e kur të reagojnë ndaj cenimit te sajë. Ne se qytetarët , opozita , shoqëria civile edhe këta qe u angazhuan aq shume ne mbrojtje te tetarit , etje do të kishte reaguar qe kur në u bëmë thirrje për te ndaluar aktin themeltar e simbolik të instalimit të diktaturës, emërimin e ish ministrit të brendshëm te qeverise se Enver Hoxhës në krye të Kuvendit , asnjë nga këto agresione të renda ndaj lirisë dhe demokracisë përfshi edhe prishjen e Tetarit nuk do te kishim mundur. Ne këto kushte mesazhi i kësaj qe ndodhi me Teatrin është i qarte reago para se e keqja te vije e te trokas ne derën tende .