Raporti i Konrad-Adeanauer për zgjedhjet: Gjendja alarmante e demokracisë në Shqipëri

*Nga Tobias Rüttershoff
Zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri dhe bojkoti i tyre nga opozita janë kulmi i një thrilleri politik që po vazhdon për muaj me radhë dhe që po e zhyt gjithmonë e më shumë Shqipërinë në një krizë kushtetuese
Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama zhvilloi votimet, pavarësisht se më herët presidenti Ilir Meta i kishte anuluar ato i detyruar nga situate e tensionuar politike dhe më vonë dekretoi një datë të re në muajin tetor.
Zgjedhjet u zhvilluan të qeta por më një pjesëmarrje shumë të ulët dhe nuk pranohen nga opozita. Ngelet për tu parë se si vendi do të vijojë të ecë ndërkohë që përballet me krizën më serioze të saj të viteve të fundit

Gjendja alarmante e demokracisë në Shqipëri
Zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë të parat në 30 vitet e fundit të bojkotuara nga një forcë politike e opozitës.
Për pasojë kishte në 30 bashki kandidatë vetëm të koalicionit të partisë socialiste ndërsa në 31 bashkitë e tjera kishte 2 deri në 5 kandidatë nga partitë e vogla.
Bojkoti ishte akti i fundit i një konflikti të gjatë dhe të thellë mes kryeminsitrit socialist Edi Rama dhe Partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha, konflikt i cili po e çon vendin në gjendjen e krizës kushtetuese situatë e cila do të ketë ndikim negative në hapjen e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Europian.
Debate për zgjedhjet lokale dhe përplasjet e mëparshme janë tregues jo i mirë për demokracinë kushtetuese shqiptare. Në mesin e muajit shkurt opozita braktisi mandatet duke justifikuar këtë vendim radikal me motivin ‘për të mos qënë me një opozitë fasadë e një regjimit jo demokratik”.
Që nga largimi prej parlamentit ka pasur protesta të mëdha që janë mbajtur në qendër të tiranës pjesërisht të shoqëruara me dhunë nga të dyja palët.
Si dhuna në protesta edhe largimi nga parlamenti janë kritikuar fort nga komuniteti ndërkombëtar.
Me thirrjet “Rama Ik”, opozita kërkon largimin e kryeministrit i cili është i akuzuar për korrupsion manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar.
Në janar të këtij viti Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan evidence të prokurorisë shqiptare për lidhje të zyrtarëve të lartë të partisë socialiste me krimin e organizuar.
BILD publikoi në qershor përgjimet e zyrtarëve mes të cilave dëgjohej edhe kryeministri Rama.
Për pasojë edhe opozita tashmë jashtë parlamentare bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit, duke shprehur jo vetëm faktet e mësipërme, por edhe duke shtuar faktin që në zhumë nga bashktë kishte vetëm një kandidat dhe gjithashtu asaj ju ndalua pjesëmarrja në komisionet elektorale.
Edhe parlamenti nuk është funksional, psepse vendet vakante që u krijuan me largimin e PD dhe LSI u mbushën nga listat por personat nuk janë të pranuar si të tyre prej partive.
Pjesa më e vështirë për Shqipërinë sigurisht që është sistemi i drejtësisë dhe në veçanti Gjykata Kushtetuese e cila nuk mund të funksionojë për shkak të procesit të Vetingut.
Ky process jo vetëm që nuk ka prorë rezultatet e shpresuara, por më shumë ka krijuar keqfunksionim të thellë të sistemit të drejtësisë.
Vetingu në vend që të hetonte, vlerësonte dhe shkarkonte në baza individuale gjykatësit, u krye duke bërë lustracionin e njëkohshëm për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e nivelit më të lartë.
Për shembull në gjykatën kushtetuese nga 9 anëtarët e saj përveç njërit të tjerët u dorëhoqën ose u pushuan nga puna.
Përderisa institucionet që duhet të egzaminojnë kandidatën potencialë nuk funksionojnë prej një kohë shumë të gjatë, që nga viti 2018 gjykata kushtetuese ka mbetur me vetëm një gjykatës.
Kësaj i shtohet edhe fakti që opozita parlamentare nuk ka të drejtën që të kërkojë nga gjykata kushtetuese vlerësimin e vendimeve të qeverisë.
Për pasojë Shqipëria aktualisht po përjeton një krizë të thellë politike, me një sistem drejtësie jo funksional, pa opozitë parlamentare dhe me një humor shumë të rënduar të shoqërisë
*Pjesë nga raporti i drejtorit për Shqipërinë i Fondacionit Konrad-Adenauer