Raporti I Fitch / Basha: Shqipëria, vend i rrezikshëm për të investuar

Agjensia prestigjioze Fitch e ka renditur Shqipërinë për vitin 2019 në një ndër vendet më të rrezikshme për të investuar. Lidhur me këtë ka reaguar dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili duke iu referuar përfundimeve të Fitch, Basha shprehet se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë së Ramës. Sipas liderit opozitar, duhen politika serioze dhe tq mirëstudiuara që t’i japin fund krizës.

“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.”, ka shkruar Basha.