Raporti i “Doing Business”, Basha: Rama po fuqizon biznesin personal me të inkriminuarit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që bëri sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, ku tha se biznesi ka njohur rritje, ndërsa papunësia ka pësuar ulje.

Teksa i referohet raportit të Doing Business 2020, ku Shqipëria humb 85 vende për mbrojtjen e investimeve, Basha shprehet se kreu i qeverisë ka fuqizuar biznesin e tij personal me oligarkët, dhe se çdo biznes tjetër është goditur.

“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”, shprehet Basha.