“Ramiz Alia ndodhen në një fole mes ujqerish dhe çakejsh.” – ja çfarë na tha Berisha ne 8 djetor 1990 

Nga Ajet Ramçaj

Ish mesnata e 8-9 Dhetorit.Po banim muhabet politike me Myftar GJANA tek dhoma e kujdestarit pasi mi linte çelësat se e kisha mik shpie. Vjen nji shok i Myftarit,filoqyls,Dritan Cuni dhe gjithe entuziazem na thote se ka plase ne Qytet””Studenti”.Aty erdhen edhe Kujtim Allaraj e nja dy shoke te Myftarit.Pasi maroi se treguari per ate qe kish pare Dritani,vendosem qe te nesermen ne mjes te merrnim shoket e dhomave e dilnim lart.
Ne mjes me shoket e mi te dhomes,Erid Hamzaraj,Arjan Hebovia,Mark Curri e Gjon Marko kemi arrite deri afer Liceut Artistik ne rruge te Elbasanit ku hasem ne barrikaden e policise qe kish ndaluar studentet konviktore qe po marrshonin drejt qendres.Mund te ishin 1000-1500 vete.Neper rrugica i dolem nga mas Muzeut Lenin-Stalin per tu bashkuar me ta por edhe nga mrapa hasem ne nji skuader police qe na ndaluan te bashkoheshim me ta.Marku ja fut vrapit dhe terheq mas vedit policet duke na hap rrugen ne tjerve dhe bashkohena me demostruesit.Policia nderhyn ne menyre shtazarake.Shpite private hapin dyert per studentet.Nga studentet e Qytetit “Studenti” mesuam hollsite se cfare kish ndodhur nje nate ma pare ku dergata studentore ish masakruar pasi kish dale nga takimi me Ramiz Aline.Pasi gjendja qetsohet pak jemi mbledhe para mensave grupe -grupe dhe baheshim rreth 200 vete ne shesh.Morem vesh qe policia nuk kish shkelur ne territorin e Qytetit “Studenti”.U diskutua qe edhe te merrej armatimi ne magazinen e godines 16.Sa ish errur kur erdhen disa pedagoge dhe studentet filluan tu ankoheshin per dhunen policore.Degjova nji ze burri qe po thosh:Sa po vi nga nji takim me shokun Ramiz.Ai ndodhen ne nje fole mes ujqerish dhe cakejsh.Duhet te shkoni ne mesim dhe protestat ti bani masdite.U cova nga bordura ku isha ule dhe ju drejtova:A ka munsi te prezantohesh se kena kriju alergji per ju mesoburrat.Ke te drejte u pergjigj.Jam Sali Berisha,pedagog i Fak.Mjeksise.Emnin e kisha nigju ma pare por aty e bashkova me ftyren.Biseda vazhdoi mes tij dhe studenteve ai ne te veten e ne ne tonen.Numri i studenteve ne shesh po rritej.Filloi nje shi dhe kish ardhe orari kur hapej mensa.U ngjitem ne mensen 7/1 e cila u stermbush.Mbi tavoline hypi nje person i cili pak a shum tha.Jam Azem Hajdari,Student i Filozofise.Kam dy fmi. Me veni ne krye dhe un betohem ne jeten e tyne qe nuk u tradhtoj.Per ftyre e kisha fiksu qysh ne mjes tek Liceu.U vendos qe mesimi do nderpritej.Me Myftarin dhe shoket tjere rreth ores 9 morem rrugen per te 21 dhetori ku edhe vendosem qe te dilnim ne cdo dhome te konvikteve qe tu kerkonim bashkekonviktoreve qe te mos shkonin ne mesim te nesermen dhe ata qe s’kishin frike te dilnin ne Qytet Studenti.
Ne asnji dhome nuk pata kundershti perjashto nji dhome me studente te vitit te pare dhe vetem ne dhomen e Kryetarit te Kshillit te Godinave nuk shkova posi e dinim te gjithe qe ai bashke me shoket e dhomes takohej qe nga shtatori perdite me Sekretarin e Byrose te Fakultetit Shpetim Leken dhe Dekanen Vera Kapo si dhe me punonjes te Komitetit Ekzekutiv e Komitet te Partise.
Ne dhomen e studenteve te vitit te pare ngjarja ish kjo.I rashe deres dhe hyra.Ishin tre vete.C’kemi cuna u thashe.U cun nga krevatet e mu pergjigjen vetem dy:Mire.Jam student i viti katert nertim.Te njohim me thane.Nga jeni i pyta.Ne te dy jemi nga Elbasani u pergjigj njeri dhe ky shoku nga Durresi,per ate qe nuk po fliste dhe po me shihte si me provokim.E pashe durrsakun qe ish ma i madh ne moshe afer 30 vjec.U thashe:Cuna besoj e dini se ca ka nodhe ne Qytet”Studenti”.Ata neser nuk do shkojne ne mesim por do dalin ne demostrate.Ju po keni frike mos hajdeni atje po ne mesim asht mire te mos shkoni.Durrsaku kerceu nga krevati dhe me thote:Kush je ti more qe na kerkon kete?A e di ti se kush jam un a jo me thote.Jam punonjes i Sigurimit te Shtetit.Me plasi … i thash se ca je nuk po flas per ty po per studentet.U friksu keq e nderkohe fytyra e dy elbasanllive u cel.Dy elbasanllite te nesermen i bana shoke pikerisht ne shesh ne Q.”Studenti”.U msova edhe emrat per mos ti harru edhe sot Plarent Kazazin e Alban Trungun.Me thane qe durrsaku ish student i ardhur me vonese ne shkolle dhe ish komunist me teser.Pasi mbarum pune neper dhoma une te Godina 1 e Myftari tek 2-shi u takum dhe vendosem qe ne 7.30 te nesmen te dilnim tek fakulteti qe te bllokonim deren.
10 Dhetor.
Me Kristi Mingen,Myftarin,Kujtimin,Genti Gropen e Arsenin ne 7.30 zume deren e Fakultetit.Te paret ne ate orar vinin durrsaket qe udhtonin me tren cdo dite.Pasi i sqaruam per sa kish ndodhe te gjithe ndenjen ne oborr.Pas tyre erdhen tiranesit qe edhe ata me ndonje perjashtim pak dinin per cka kish ndodhe dhe te gjithe u bashkuam ne oborr.I vetmi qe tentoi me force te kalonte deren qe Kryetari i Kshillit te Godinave por e mori pergjigjen.Nga pedagoget qe u bashkuan me ne ne moment ne oborr qene Emil Prodani i Rezistences dhe Petri Ilo i Arkitektures.Shume pedagoge te tjere dolen me rregjistra ne dore ne oborr duke ba presion per te marre klasat qe kishin mesim,mes tyre edhe Luljeta Bozo e Arben Mece por nuk ja dolen.Rreth ores 8.30 vendosem te marshonim drejt Q”Studenti”dhe ndoqem itinerarin 21 Dhetori,Ura e Vasil Shantos,Rruga e Elbasanit ne krahun e djathte te rrjedhes Lanes(Ne krahun tjeter paralel me ne ecnin nje fugon Breshke dhe nji fugon Ford policie).Sa kalum Uren tek rruga e Elbasanit ish ndertu nji barrikade policore per te mos na leju te kalonim para amb.italiane(sot amerikane) e asaj franceze.I rame rrugices se studenteve.Ku arritem ne shesh qendra e zanit lajmeroi:Inxhinieria e Ndertimit eshte me ne.Sheshi i tej mbushur oshtiu nga entuziazmi.Arben Lika me coi me taku Azemin.Depo e armatimit mbushur me kallashe,mitraloze e mortaja te lehta ish boshatisur per gjithe naten.Spiunet mes nesh e kishin cu lajmin.Mikrofonin e merrnin studente e pedagoge te ndryshem.Myftari shpertheu guximshem me thirrjen:Te shkarkohet Byroja Politike. Sali Berisha nga kshillat e nje nate me pare merr vendimin e deklarohet qe asht me ne.Kerkohet qe Ramiz Alia te vije ne takim ne Q”Studenti”.Kerkohet Pluralizmi Politik.Sheshi oshtin nga Thirrjet Liri-Demokraci jo me vone po tani dhe E duam Shqipnine si gjithe Europa.Tashma Q.Studenti i binte ngushte mizerise se demostruesve.Studentet per 36 ore kishin fituar mshtetjen e popullit te Tiranes.Ne darke vone studentet dhe populli u drejtohen konvikteve dhe shpive.Ne mensen tone tek Inxhinieria organizojme nje mledhje bashke me Myftar Gjanen,Arian Manahasen,Ridvan Peshkepine,Kujtim Allarain etj me studentet.
11 Dhetor.
Ora 8.00 na gjen ne Q.Studenti ku tashma s’ke ku hedh kokrren e molles.Vjen fjala qe Ramizi pret nje perfaqesi studentore nga 5 vete per cdo Fakultet ne Pallat te Brigadave.Ne mblidhemi si Fakultet tek shkallet jugore te Stadiumit Studenti.Zgjidhen nga studentet 5 vete.Myftar Gjana,Ridvan Peshkepia,Ilir Shijaku,Arian Manahasa dhe une.Dalim te peste para shokeve duke ju dhane fjalen qe do i perfaqsojme denjesisht.Dalim vec per te diskutuar kur tek grupi yne na afrohet Arben Mece dhe nji vajze.Vjen nji person ne emer te Azemit dhe na thote qe dergata nuk do jete 5 vete por 3 dhe duhet te perbehet patjeter nga nje student,nje studente dhe nji pedagog.Ridvani filloi te lutej gati me te qare duke na thane qe un duhet te shkoj patjeter pasi kam kaq e aq te pushkatuar e te burgosur ne familje.Iliri dhe Ariani u terhoqen me deshire,Myftari po ashtu u terhoq me deshire duke ja leshu venin Arben Meces(kur e kam pyet Myftarin para 3-4 vitesh qe pse ja lirove venin Ben Meces me tha:Me erdhi fjale prej Azemit qe Ramizi nuk te pranon ne takim).Un nuk pranova ne fillim qe t’ja lshoja vendin vajzes studente por ma mushen menjen tjeret tu me thane qe he se nji shkodrane po shkon ne ven tan.Quhej Ana Shtjefni.
Do baj pak biografi per tre vetet qe shkuan tek Ramizi nga Fakulteti yne.
1.Ridvan Peshkepia vjen nga familje e persekutuar por i ka dale axhes vet deshmitar ne gjygj per ta denuar me burg politik e me pas nje nga ma agresivet deputete mocioniste e 97 e gjen duke bashkpunu me Komitetet e Shpetimit.
2.Arben Mece pedagog,ne vitin 1990 ban 6 muaj stazh ne prodhim per tu bere nga kandidat partie ne antar i PPSH-se,92-96 deputet i PD-se e me pas del kunder saj bashkohet prape si zyrtar i larte me PD e sot idhtar e zyrtar i larte i Rilindjes.
3.Ana Shtjefni,mirditore e lindur ne Shkoder me babe kolonel Sigurimi qe zhduket nga qarkullimi shpejt.
Konkluzionet kush te me lexoje ti nxjerre vete.
Sheshi Studenti vazhdon gjithe diten te oshtije deri ne darke kur dergata na bjen lajmin se pluralizmi politik ish shpallur para takimit dhe vihet kaseta per ta degjuar.
Ne nje moment degjohet Azem Hajdari te thote:Shoku Ramiz ka edhe disa qe bajne me dy gishta dhe Ramizi pergjigjet:Ato dy gishta j’ua kepusim.
Sheshi oshtin per nji heri e per here te pare ne kor:Poshte Ramiz Alia.
Fillon mbledhja e firmave ne gjyse ilegalitet per me ba Partine e re qe miratohet me ma pak se 400 firma nga te cilat gati gjysma i dolen kunder kesaj partie shum shpejt nderkohe qe me nje thirrje mund te mlidheshin firmat e mbi 100 mije veteve ne shesh por ishte qellim ne vetvete qe ta mbanin te limituar kete proces.
Kto jane te vertetat e 3 diteve te betejes me rregjimin ku studentet jane komandante ne Inxhinierine e Ndertimit.
Ne ora 00 e pak te 12 Dhjetorit 90 komanden e Levizjes e marrin pedagoget.

Duke i konsideruar si te barabarte me veten dhe duke u kerkuar falje qe nuk u kam permend emrat te gjitheve ftoj studentet qe kane qene aktive ne Fakultet tim ne ate kohe qe nese kam thene e shkru ndonje te pavertete te me kundershtojne.

Respekt Studenteve te vertete te Dhetorit 90 e ne vecanti atyne te Fakultetit tem.
Nga Ajet Ramcaj!