Rama vijon terrorin: Ul moshën e viktimave, ve sirena ambulance në sfond

 

 

Në një komunikim live në rrjetet sociale kreu i qeverisë Edi Rama deklaron se kjo do të jetë java vendimtare në luftën kundër COVID19, ndërsa kishte vënë në sfond një zhurmë ambulance dhe sirene policie.

Për të ngjallur dhe më shumë terrorin te qytetarët, Rama e ka ulur dhe me një vit moshën e viktimës më të re në vendin tonë, që humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Parashikimet e nxjerra nga goja e kryeministrit janë më shumë se të zeza, ku flitet jo për qindra, por për mijëra viktima.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Siç e patë humbi jetën dhe një 42v vjeçar që nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike, ngushëllime familje së tij, dhe të gjithë atyre që kanë humbur jetën. Dihet që kjo mortje që ka pushtuar botën synon të moshuarit dhe më të dobëtit, por nuk përjashton as të rinjtë.

Ju lutem, ju lutem, qendroni në shtëpitë tuaja, kur shkoni në pazar ose në bankë, rrini në radhë në vijë të drejtë, çfarë dreqin ka të vështirë kjo.

Kaq e vështirë është që ta kuptoni se kjo i jep krahë armikut, shikoni çfarë ndodh në botë, në vendet më të zhvilluara, ku po mendohet që të shtohen vendet në varreza. Është qesharake ta humbasin këtë vetëm për mustaqet e Çelos, kush nuk e ka marrë vesh që virusi do të prekë shumicën prej nesh e ka gabim.

Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim.

Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera.

(E.K/Faxweb.al)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Është drastik, njerëzit kanë nevojë për furnizime dhe për të kryer nevoja të ngutshme

I drejtë, duhen disiplinuar njerëzit për të kuptuar rëndësinë e ndalimit të përhapjes së këtij virusi
VOTO
Për t’ju bashku