Rama-Veliaj, gati t’i venë ruspën një tjetër Monumenti Kulture, arkitektët kundër

 

Një tjetër objekt historik në kryeqytet po shkon drejt zhdukjes. Ish-godina e Agjencisë Telegrafike Shqiptare është rrethuar dhe pritet shembja e saj.

Godina 7 katëshe e projektuar nga arkitekti i ndjerë Maks Velo do të zëvendësohet me një tjetër objekt shumkatësh.

Kryebashkiaku Veliaj justifikohet se, Tirana i përket të ardhmes, duke dhënë sinjale se shkatërrimi i historisë do të vijojë.

Pas ndërhyrjes së dhunshme në mars të këtij viti në Maternitetin “Mbretëresa Geraldinë”, gjurmët monumentale në Bulevardit e Parë po fshihen me radhë.

Në 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore e një vit e gjysmë larg nga vdekja e arkitektit Maks Velo, shembet edhe godina e ish Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Ky Objekt me Urdhër të Ministrisë se Kultures u shpall monument Kulture i Kategorisë II në mars të vitit 2007.

Arkitektja Doriana Musai në një intervistë për Syri Tv e quajti rrethimin e godinës të paligjshëm ndërsa u ndalë te zhdukja si objekt kulturor.

Shembja e godinës së ish ATSH është kontestuar publikisht edhe nga inxhinieri Orhan Sakiqi, konstruktor i saj. Ky i fundit ka theksuar rëndësinë e kësaj ndërtese të konsideruar nga Velo si Qeillgërvishtësi i parë i Tiranës, e deri pak kohë më parë të vlerësuar edhe nga Ministria e Kulturës si pasuri kulturore. Nga ana tjetër kreu i Bashkisë Erjon Veliaj rrënimin e këtyre objekteve e justifikon me rikonceptimin e hapësirave që do ti japin Tiranës një fytyrë tjetër. E në fakt ashtu po ndodh, me shembjen e objekteve të vjetra e monumentale, Tirana rrezikon të mbetet një qytet pa identitet dhe histori të gjallë të arkitekturës që tu flasë brezave të ardhshëm, studentëve që do t’i kujtojnë Lëvizjen e 8 dhjetorit