Rama vazdon avazin me mediat dhe gazetarët: Derrhane, zuzarë, kazan… kadrinj

Kryeministri Rama sulmoi mediat dhe gazetarët gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS duke i quajtur derrhane, zuzarë e kadrinj

Edi Rama: A keni parë në ndonjë portal këtë Shqipëri. A debatohet gjëkundi për këtë Shqipëri?! Përkundrazi çdo ditë e çdo natë, hap televizorin e sheh keq zi. Një stinë të tërë televizive në një vend që ka patjetër njëmijë e një halle por që fiton çdo ditë njëmijë e një sfida e merr Babale Alizoti, pastaj vjen telefonata e Niçes nga Shijaku, edhe një stinë tjetër televizive. Pastaj vjen teledrama e djegies së mandateve. Dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në një derrhane dhe sherrhane