Rama-Tahiri shesin njëri tjetrin, Rama kerkon 12 vite burg, Tahiri hetime për Ramën

Ditën e sotme prokuroria ka kërkuar në seancën gjyqësore ndaj ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahirit dënimin e tij me 12 vite burg me akuzë që ka të bëjë me grupet e struktruruara kriminale.
Gjerësisht në opinionin publik askush nuk do të besonte se prokurorët e ccështjes do të bënin këtë kërkesë pa miratimin e kryeministrit Rama I cili e ka mbrojtur haptras në parlament Sajmir Tahirin.
Për publikun Edi Rama ka shitur Tahirin si peshkun e madh të korrupsionit, një përpjekje kjo për të shpëtuar qeverinë e falimentuar të tij.
Dyshimet e publikut u vërtetuan pak orë më vonë nga vetë ish ministri i brendshëm, i cili në deklaratat për mediat sugjeroi se nëse janë të vërteta akuzat për të cilat po kërkohet dënimi i tij atëherë do të duhet që në burg të shkojë edhe kryesocialisti Edi Rama.
I pyetur lidhur me deklaratën që bëri në Gjykatë, kur tha se nëse përgjimi ku flitej se ai në kohën që ishte ministër kishte marrë 20 milion euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhej të hetoheshin të gjithë, dhe se a i referohej Edi Ramës në këtë rast, Tahiri tha se nëse Gjykata e beson atë përgjim, atëherë duhet të hetohen të gjithë.
“Nëse ka një pretendim që harxhoja 20 mln euro në fushatë, që në atë kohë unë kisha një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, atëherë përse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka hetuar nga Edi Rama tek unë dhe te të gjithë e të bënte namin. Ç’është kjo parti dhe këta njerëz që harxhojnë kaq para? Por ata e dinë që është një përgjim thashethem dhe ordiner… E përsëris, prokuroria ka pasur 2 vjet kohë ta hetonte për mua”, tha Tahiri.
Më tej ai shtoi se nuk ka logjike që të akuzohet për trafik droge, në një periudhë që luftonte me krimin dhe bandat e drogës në Lazarat, dhe nga ana tjetër “tu shkelte syrin” disa trafikantëve.
“E keni harruar ministrin që isha dhe luftën që bëra për kriminalitetin… nuk bëhej fjalë që në një kohë që luftoja Lazaratin t’i shkelja syrin disa trafikantëve”, tha Tahiri, ndërsa shtoi se “nuk kam marrë asnjë provë të re, por ka analizuar vetëm provat e prokurorisë”.