Rama për akademinë e barinjve: Mos qeshni, është në të gjithë botën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratat lidhur me akademinë e barinjve që ka shkaktuar edhe shumë reagime në rrjetet sociale.

Rama tha se akademitë e barinjve është në të gjithë botën dhe janë hapësira që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm.

Rama: Akademitë e barinjve, akademitë e peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk është në kuptimin që ju keni. Janë hapësira që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm dhe që informohen dhe azhornohen për tu adoptuar me kohën e re. Mos qeshni me vete. Flet vetë qesh vet e keni si linjë parti ju. Që të kalojmë prapë te kjo akademia e vogël që po zhvilloj unë me këtu.

Unë jam thjeshtë një piktor, dëgjoj dhe mësoj. Edhe zhgarravis. S’ka asnjë problem, ca problemi kemi me zhargavinën. Ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut. Mos u shqetëso për zhargavinën, por njerëzit duhet të shqetësohen për formën e zhgarravinës që marrin kur flasin. I thoni vetes të djathtë për inerci, por s’keni lidhje fare.