Rama nis operacionin fshesa tek gazetaret e TVSH

Nga Armand Maho

Kjo leter u eshte lene ne tavoline kolegeve gazetare te RTSH-se! Do testohen nga nje komision i ngritur me urdher te Thoma Gellcit dhe afati i eshte lene vetem nje dite. Neser ata do merren ne pyetje dhe pasneser seshte cudi kur te shohim se ata qe kane ndonje preference ndryshe nga ato te kryeministrit te jene flakur ne rruge.

Ne fakt nga anetaret e komisionit qe do marre ne pyetje koleget njoh vetem dy syresh dy te tjeret eshte hera e pare qe i degjoj. Gjithsesi nuk eshte ky qellimi. Ai institucion qe te jemi te qarte nuk ka vuajtur ndonjehere nga profesionalizmi i gazetareve por nga paaftesia dhe servilizmi i drejtuesve. Tashme qenka menduar qe ti vihet fshesa gazetareve me ane te nje testimi absurd, kur ne fakt ata qe do testohen jane persona qe ne fushen e gazetarise kane nje kontribut mbi 15 vjecar dhe me shume, jane autore librash dhe mbajtes te gradave shkencore te komunikimit masiv. Duket se kryeministri qe premtoi ne fushaten e 2013 tua ktheje TVSH qytetareve nuk po ben gje tjeter vetem se po e ve totalisht nen kontrollin e partise. Eshte nje institucion qe paguhet nga te gjithe ne faturen e dritave muaj per muaj por qe nuk e shohim kurre dhe kjo jo per faj te punonjeseve por per shkak te orientimeve qe jepen nga drejtuesit. Tashme qe i ka ikur duarsh dhe Top Kanali, te gjatin e ka pushtuar paranoja dhe kerkon armiq kudo.

Kronikat e pafundme qe jepen per te ne TVSH me sa duket nuk jane ne lartesine e lajkave dhe servilizmit qe kerkon Fuga i tij. Pra nuk eshte cudi qe ata qe kane dhene jeten per ate televizion te zevendesohen nga dashnoret e ministrave drejtoreve apo te kryeredaktoreve qe urdherohen prej tij, sic ka ndodhur gjetke. Gazetaria ska nevoje per shume testime, eshte nje pune qe ose di ta besh ose nuk di dhe rruge te mesme nuk ka. Por me sa duket kryeministri, dhe Fuga i tij nuk e shohin keshtu. Mund te jesh i zoti ne ate qe ben po kur sje i zoti ne lepirjen e menderes kryeministrore atehere sben per ate pune. Ne sna mbetet gje tjeter te bejme vetem se te paguajme “ kazanin” ashtu si na e servir Rama dhe jo ashtu si duhet te jete