Rama: Masat që do lehtësohen, por burg për shkelësit e tyre

Kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja në luftën kundër koronavirusit

“Ne po përgatisim disa masa lehtësuese, të cilat do të jenë me pikatore. Por më parë ne duhet të shtrëngojmë ndëshkimet, në mënyrë që çdokush që thyen rregullin të ndëshkohet shumë fort.

Masat lehtësuese kanë të bëjmë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e bizneseve të lejuara. Por marrja e personave të tjerë do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit. Me sekuestrimin e automjetit dhe burg. Marrja e një pensionisti në automjet do të ndëshkohet me heqjes të lejes së drejtimit, bllokim të automjetit dhe heqje lirie.

Do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë pazar, ta çojmë në 90 minuta. Kemi parë fenomenin e neveritshëm të hapjes së lokaleve nëpër lagje, kemi vënë gjoba, kemi mbyllur aktivitetin, por sërish kemi pasur shumë pak raste, por janë mjaftueshëm për të na bërë dëm shumë të madh. Kush e hap aktivitetin, do të dënohet me burg dhe do t’i bllokohet i gjithë aktiviteti”.

“Apel banorëve të Shkodrës. Respektoni rregullat sepse shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Shkodrën. Për fat të keq ende nuk e kemi pasur angazhimin nga strukturat e pushtetit vendor, por kjo do të zgjidhet. Në fund të ditës është disiplina e hekurt e masave nga vetë banorët. Do të bëjmë gjithçka për të këputur zinxhirin e infeksionit. Situata është shumë delikate.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është fakti që kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe inkurajuar, një rezultat pozitiv. Me projeksionin tonë mesatar do të ishim rreth 600 të infektuar. Nëse ne nuk do të kishim marrë masa, por do të kishim 286 të vdekur, Me projeksionin tonë mesatar përllogaritja ishte 45 të vdekur. Ajo që është matja më adekuate është me 1 milionë banorë.

Nëse do të ecim kështu, ne bëjmë historinë dhe e fitojmë luftën. Kjo, fal jush”.