Rama, katastrofë kombëtare

Nga Eliana Hoxha

Qytetarët shqiptarë janë në të drejtën e tyre të shpallin Ramën të vetmen Katastrofë Kombëtare,
për të parandaluar katastrofat “natyrore” që ripjell sekti i tij, sapo certifikon grabitjen e zgjedhjeve.
Për sa kohë ky i fundit guxon propagandon për katastrofë natyrore, rritjen e çmimit të bukës, produkteve të shportës, ujit, energjisë elektrike, naftës, gazit, transportit publik qytetas dhe ndërqytetas, rritjen e taksave, taksat e reja, mos rritjen e pagave dhe pensioneve, tenderat, ofertat e pakërkuara, ppp-të, offshoret, inceneratorët, lukset e veta shfrenuara…
Duhet shpallur Rama, katastrofë kombëtare.
Sot, nesër është vonë. SOT.