Rama: Do ti sulmojmë me gaz lotsjellës “tradhëtarët”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosura nga qeverisë në kuadër të masave kundër COVID-19, do ta pësojnë shumë keq.

Në një lidhje nga ‘Facebook’, ai komunikoi se policia dhe ushtria do të ushtrojnë çdo lloj force ndaj personave që kapen në shkelje flagrante në një kohë kur për këto dy ditë vendi do të jetë në shtetrrethim.

“Policia dhe ushtria do të mbikëqyrin lagjet në Tiranë dhe Durrës, ku kemi dhe vijën e kuqe. Do i fusim, fotografojmë dhe fusim në listën e zezë të tradhtarëve. Këta individë do ta paguajnë shtrenjte. Atyre do u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën 1 vit që nuk kanë punë, që nga bursat e studentëve apo dhe rimbursim të ilaçeve. Më vjen keq sa s’ka për pensionistët. Ata do të konsiderohen tradhtarë lufte, do të trajtohen me zero tolerancë. Të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat speciale janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme. Deri tek uji apo gazi lotsjellës. E mbështet pa asnjë rezervë këtë vendim të drejtuesve të Policisë”, tha Rama.

NGA TANI, E SHTUNË, ORA 13.00, DERI TË HËNEN, ORA 05.00, TË GJITHË NË SHTËPI!

-KUSH NUK DO TË DËGJOJË, LE TA PROVOJË DHE DO TA SHIKOJË SE SI MEQË NUK MERR VESH ME TË MIRË, DO TA MËSOJË ME PAHIR!

-NJË PAKICË E VOGËL FARE, PO MËSE E MJAFTUESHME PËR TË NA ÇUAR DREJT NJË KATASTROFE KOMBËTARE, NUK MUND TË HEDHË NË PLEHRA REZISTENCËN E MADHE POPULLORE QË 99% E SHQIPTARËVE PO E BËJNË MREKULLISHT!

-NJË TUFE TË PABINDURISH, TRADHËTARË LUFTE QË PËRHAPEN RRUGËVE SI VIRUS SHOQËROR, PËR T’U KTHYER NË BAZA USHTARAKE TË ARMIKUT QË BOMBARDON PËRMES TYRE, DO T’I PËRGJIGJEMI ME GJUHËN E FORCËS LIGJORE E POLICORE.

-KËTË LUFTË DO TA ÇOJMË DERI NË FUND ME ÇDO ÇMIM E ÇDO MJET, SI NJË FAMILJE E VETME DHE PA ASNJË TOLERANCË PËR TRADHËTARËT MES NESH????????