Rama bie dakord për “Zgjedhoren”, ok për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

Në mbledhjen me drejtuesit politik të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për të ngritur menjëherë Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke pranuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren Esiona Konomi.

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore.

Në dokumentin e dërguar në Parlament, PD thotë se ka konstatuar pesë tipologji shkeljesh të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Lexo edhe: PD kërkon që SPAK të vetojë politikanët, Rama: Duhet të ulemi në tryezë të dëgjojmë propozimet

Pesë shkeljet sipas demokratëve janë: Shitblerja masive e votës; shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale; ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhje; ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi.

PD thotë ndër të tjera se këto problematika dhe rekomandime përkatëse, por edhe të tjera të adresuara në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR meritojnë një trajtim të veçantë nga Kuvendi, në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore