Rama -Bashës : Në zgjedhjet e ardhshme do dilni më keq”,do ndaheni në 2 parti

Kryeministri Edi Rama gjatë replikaveme kryetarin e demokratëve, Lulzim Basha, zbuloi se kishte filluar të bënte llogaritë edhe për mandatin e rradhës, duke thënë se edhe PD dhe LSI, do të merrnin më pak vota nga çfarë morën këtë herë.

Ai tha se nëse do të vazhdohej me të njëjtën metodë me sharje dhe ofendime, atëherë ai nuk do të rrinte më në seancë pasi nuk kishte kohë të merrej me këto cështje.

Kryeministri Edi Rama:

Unë nuk di ça të bëj me ju, njëri thotë më ndaloi Edi Rama. Po unë Kavajën e dua aq shumë…tjetri thotë që llumi këtej llumi andej. Këto janë hallet tuaja. Këto janë hallet e partisë më të bukur të linbdjes. Ke 100 vjet vërdallë dhe përmend akoma gropën e Hajdinit. Është turp! Po Ristani ça thotë se nuk është këtu. Urdhëro? Oriste? Ça të çoj në SPAK more? Gropën e Hajdin Sejdisë. Të lutem se e kam me pengun.

Do ta shikosh që në zgjedhjet e ardhshme do dilni më keq. Të dyja partitë bashkë nuk do merrni dot as sa keni marrë në këto zgjedhje. Nëse do vazhdoni me këto të shara, me baltë, me akuza dhe një gjuhë që të turpëron ty si prind dhe na turpëron dhe neve si prindër sesi në një mjedis publik i thua tjetrit unë të kam kafshuar.

Imagjino një profesor që i thotë një njeriu të plakur, unë kam kafshuar. Nëse doni të ktheheni prapë tek koha e llumit, ejani ktu o harrojeni se do rri unë këtu të merrem me macen se edhe koha ime e ka një limit.