Qyteti pa gjyshër !

Nga Albert Avduli

“Benvenuti a Bergamo, la città senza nonni”.
Mirë se vini në Bergamo, qyteti pa gjyshër !
Nuk jam unë autor i këtij “urimi” plot dhimbje.
Po i referohem duke ndalur te thelbi.
Qyteti pa gjyshër.
Çfarë shkretie. . .
Fëmijët, të cilëve ju mungojnë gjyshërit, bëhen ziliqarë ndaj shokëve, që i kanë.
Të rinjtë nuk e ndjejnë atë boshësi, por brezi i mesëm duhet të alarmohet.
Si mendim, si fakt, apo si ëndërr.
Një qytet pa gjyshër sot, do të thotë, qytet pa gjyshër nesër.
Pra, ne, të munguar.
Pasnesër, radha e gjeneratës tjetër.
SOS !
Jo për një jetë individuale.
As për qindra.
Për brezat, për natyrshmërinë, njerëzoren dhe hyjnoren.
Nëse kjo evidentohet si fakt me mbi gjysmën e moshës së tretë të vdekur, nuk është propabilitet.
Nuk mund të jetë as selektim natyror.
Ligjet e natyrës përputhen me rrjedhën qiellore në shumicë.
Shkaqe të tjera, nëse ka, atëhere ky është genocid.
Krijuesit dhe zbatuesit janë njerëzor.
Fjalia rrëqethëse, e para e shkrimit më kujtoj përrallëzën e fëmijërisë shqiptare:
Mbreti, në një krizë urie, urdhëroi gjithë të rinjtë, që prindërit e moshuar, t’i hidhnin në humnerë.
Qerosi e mori babën e tij dhe u afrua te gërxhi më pranë shtëpisë. Kur shkoj atje, i drejtohet të atit : babë të dua shumë, por s’kemi zgjidhje tjetër.
Po – i thotë – babai plak, por diku më tej.
Këtu kam hedhur tim atë e gjyshin tënd.
Se kriza kishte patur dhe më parë.
Ju e dini vazhdimin. . .
Qerosi, duke menduar se mbas 25 vitesh, do ndodhte historia me të, e mori babain plak dhe e kthehu në shtëpi.
E Bergamos fakt, e Qerosit fake.