Qytetari pro amerikan bërtet te Kryesia e Kuvendit: Zoti e bekoftë Amerikën. Alibeaj: Popullin duhet ta dëgjojmë!

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte duke folur për mediat, ku po komentonte për procedurat mbi presidentin e ri, një ‘incident’ mori për pak çaste vëmendje.

Qytetari, me zë të lartë, përshëndeti Amerikën dhe shprehu falënderime për ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.

Alibeaj ndërsa ishte duke iu përgjigjur gazetareve ua tha : “popullin duhet ta dëgjojmë ,është zëri i popullit ”