Qeveria Shpall “varrezë historike” varrezës greke në Bularat

Qeveria shqiptare ka bere edhe nje hap tjeter ne politikat e saje per henelizimin e Jugut . Ajo  ka vendosur t’i japë statusin “varrezë historike”, varrezës së ushtarëve grekë në fshatin Bularat të Bashkisë së Dropullit. Në vendimin e qeverisë thuhet se ushtarët kanë rënë gjatë luftës italo-greke të 1940-1941.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Bashkia Dropull, ndërsa thuhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi vjen ndërkohë që Shqipëria dhe Greqia janë angazhuar në bisedime javët e fundit për të zgjidhur çështjet e lëna pezull.

Ushtaret e greke të luftës italo-greke  konsiderohen nga shteti e historia zyrtre  greke si “martire te çlirimit te Vorio- Epirit”