Qeveria dashakeqe, fermerët bllokojnë autostradën

Fermerët e Lushnjës dhe të Fierit kanë vijuar edhe sot protestën duke bllokuar autostradën mes këtyre dy qyteteve. Fermerët kanë ditë që po protestojnë ndaj politikës së re tatimore të qeverisë neokomuniste të Edi Ramës.
Qeveritë komuniste karakterizohen nga filozofia e kënaqësisë perverse të të parit të njërëzve duke vuajtur. Perversioni nuk mund të realizohet pa vendosur kontroll të plotë mbi sjelljen dhe aktivitetin njerëzor.
Për pasojë qeveria është kujdesur të miratojë një ligj që stimulon shitjen e produkteve të importuara. Ligji penalizon çdo aktivitet bujqësor dhe blektoral në vend.
Me anë të këtij ligji qeveria arrin të kontrollojë të gjitha të ardhurat, me risk zero, që vijnë nga konsumi i produkteve bazë ushqimore. Paralelisht ajo realizon dëshirën e saj perverse të varfërimit të shqiptarëve në të njëjtën masë siç e realizuan paraardhësit e tyre genetikë. Më poshtë janë edhe pamjet.

Posted by Ermal Ngjelina on Wednesday, 20 March 2019