Qemal Karaosmani – Firmëtari i Pavarësisë – Atdhetari pa varr

 

Nga Qemal Karaosmani (Junior)

Gazeta “Përlindja e Shqipnis” e dates 24 (Janar) te vitit 1914 datë në të cilën mbas një qeverisje gati prej 14 muajsh Qeveria e Perkoheshme e Vlorës”u shpërbë, dhe i delegoi pushtetin Komisjonit te Kontrollit te Fuqive të Mëdha. Dhe Ismail bej Vlora do largohej, nga Vlora për në Itali. Me gjithë kundërshtitë, dhe largimet e mjaft, antarëve të Qeverisë së përkohshme të Vlonës, pati dhe burra Firmëtarë të Pavarësisë dhe Ministra që i qëndruan besnikë, Babait te Kombit Ismail bej Vlorës deri ditën e fundit te Qeverisjes. Dhe e shoqeruan”atë drejt Italisë.Ndjehem krenarë për stërgjyshin tim Qemal Bej Elbasanin (Karaosmani)që i qëndroi besnik” deri në fund mikut të tij Ismail bej Vlorës.Qemal Karaosmani (Elbasani) që unë kam nderin dhe privilegjin”ti mbaj dhe emrin.Ka qenë Minister i Bujqesisë.Në kabinetin e Qeverisë së perkohëshme të Vlonës. Qemal Karaosmani (Elbasani)jo vetëm që i qëndroi besnik,mikut të tij Ismail bej Vlorës që në as një moment nuk e la vetëm Por mori përsipër dhe ta percjellë mikun e tij drejt Italisë.Miku i mirë në ditë të vështira. Krenar për ty shpirti i pa epur i Shqipëtarisë.Që jo vetëm që nuk e le vetëm për as një momet, babain e Pavarësisë por i ruajte dhe amanetin që ai të besoi”të besoi ty. Të gjithë dokumentacionin e Qeverisë së përkohshme të Vlonës bashkë me penën relike”me mbishkrimin në Frengjisht”e dhuruar nga Ismail beu Qemal Karaosmanit(Elbasanit) Penda e Pavarësisë. Që 40 Firmëtaret firmosën aktin e Pavarësisë.Ktë amanet e ruajte si një burrë dheu dhe si një Atdhetar i vërtetë.Ktë amanet. Ti Burri Kombit Burri me dy Rr” të forta para se të vdisje ja le ktë amanet” djalit tënd dhe gjyshit tim Masarit që kjo arkivë dhe kjo penë relike janë pronë e të gjithë Shqipëtarëvë.Dhe nuk duhet të tjetërsohen sa do e madhe që të jetë oferta.dhe në vitin 1962 nëpermjet Ferid Vokopoles”i Dorëzove Ferid Vokopolës, të gjithë dok:e Qeverisë se përkohëshme të Vlonës, që më pas”Ferid Vokopola i dorzovi Arkivit të Shtetit të gjithë dok e Qeverisë së perkohshme të Vlorës marë nga gjyshi im Masar Karaosmani.Pena relike e lehtë sa një pendë” po që rëndon, sa mijra kopje shpatash, nuk u tjetërsua, kurrë për as një shumë po penda e Pavarësisë”që 40 firmëtarët firmosën aktin e Pavarësisë ishte nje amanet.Po që të mbash një amanet duhet të jesh burrë me dy Rr:dhe të tillë ishin kto burra që për hir të së vërtëtës amanetin e mbanin.Amaneti”është i shenjtë atë nuk e teret as dheu.Amaneti as nuk shitet as nuk blihet.Amaneti duhet të shkojë në vend. Penda e Pavarësisë” u bë pronë e të gjithë Shqipëtarëvë më të tillë burra jo vetëm unë po mbarë Kombi Shqipëtarë duhet të krenohet. Sot me të tillë burra.Krenaria nuk është vetëm e imja po e gjithë Patriotevë dhe dhe Atdhetarëve”kjo krenari është legjitime.Rroftë Shqypnia.