QË ATDHEU IM TË MOS MBETET SA NJË THUPËR

Nga Sejdi Peka

Në poezinë e tijë , “dhe mbete ti Atdheu im,mbete sa një thupër”,poeti kosovarë Dr.Besim Muhadri shkruan se,”mbete ti Atdheu im,mbete sa një thupër”,se t’u vërsulën nga të katër anët armiqt si hienat,duke shkulur copa nga trupi yt,si në xhunglat e Afrikës.Dhe unë po them se Europa që jemi pjesë e qytetërimit të sajë aty ishte dhe bëri sehir.Falë Zotit në qiell dhe Amerikës në tokë,Shqipëria nuk u zhduk nga faqja e dheut si komb,si shtet.Nga 88.000 km.katrore,u tkurr Atdheu im në të ashtquajturën “Shqipëri londineze”,u tkurr në 28.000 km.katrorë që është sot.Asnjëher tjetër,me përjashtim të vëndimit të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Enver Hoxhës në vitin 1948,që vendosi “ bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos”duke e shëndrrur Shqipërinë në një republikë të 7 të Jugosllavisë”,ti Atdheu i im nuk ke qenë më i rrezikuar si në vitin 1913 nga sundimi i kësaj klike bolshevike të Edvin Ramës.Eshtë mjaft për t’u çuditur se edhe në Kosovë ngjashëm si është e mundur që Kosova duhët t’i japë Malit të Zi qindra ha.tokë,me kushtin që Europa të bëjë të mundur “liberalizimin e vizave”.Me këtë rast me të ashtuquajturin “vijë e demarkacionit”nuk mbeti pa gjë edhe Maqedonia duke i shkulur Kosovës qindra ha.tokë.Po vallë a pak toka shqiptare ka futur në administrimin e tijë Mali I Zi me përkrahjën e Rusisë së asajë kohe,e cila kishte fituar luftën me “Portën e Lartë”dhe i bënte ligjin Turqisë së mundur dhe Europës që bënte sehir për fatet e popullit shqiptarë.Nga ana tjetër edhe Sërbia e Greqia zgjëruan teritoret e tyre në kurriz të trojeve etnike shqiptar.Historia jonë e nje populli fatkeq është dhimbje deri në kupën e qiellit.Mijra dhe qindra mijra shqiptarë u dëbuan nga trojet e tyre etnike me dhunë barbare,me zhdukje massive,të vrarë dhe masakruar nga pushteti i asaj kohe të vëndeve fqinj Ballkanike.Në kufijt veriorë të Shqipërisë etnike,në Kosovë,Sërbia po bën përpjekje për të ngulur atë “gozhdën e Nastradinit”me anën e të ashtuquajturës “asosacioni i Komunave Sërbë në Kosovë”,çfar e rrezikon në të arthmën pavarsinë e Kosovës si shtet sovran.Unë jam kosovarë,pavarsisht se vend lindja ime është brënda kufijve të Shqipërisë Londineze që padrejtësisht e ndau Kosovën dhe Shqipërinë nga vendimet e pa drejta të Konferencës së Londrës në vitin 1913.Çdo cm.katrorë e Kosovës është e imja siç është e çdo shqiptari të kudo ndodhur.Në këtë kontekst askush nuk ka të drejtë që të bëjë pazare me pjesën jetike të trupit tim,me Atdheun tim.Asnjë pushtetarë,nën trusninë e kujdo qoftë,në llogarinë e tijë për të mbajtur pushtetin që t’a këtë mirë më kançelaritë e Eoropës dukë bërë pazare me pjesët e jetikë të trupit tim,të trupit tënd ti shqiptarë i kudo ndodhur.Edhe në kufijt jugorë të Shqipërisë gjëndja nuk është aspak më e mirë.Grqia ka vite që po ushtron një trusni në qeveritë shqiptare të pas rënjës së komunizmit,duke qenë Greqia Antare e BE,po predikon se “rruga e Shqipërisë për në BE,kalon nëpërmjet Greqisë”.Qeveria shqiptare që në vitet pas rënjës së komunizmit,pranoj që në Përmet të ndërtoheshin “varrezat e ushtarve grek të vrarë në luftën Italo-Greke.”Eshtë bjë gabim i rëndë që Shqipërisë do t’i kushtojë shumë në të arthmën.Dihën mirë synimet greke për të ashtuquajturën “çështje e Verio Epirit”.Në LDB,Grqia shpalli të ashtuquajturin “ligji i luftës me Shqipërinë”,duke akuzuar Shqipërinë si “agresore në luftën Italo-Greke të vitit 1940”.Ishte një handikap politik agresiv.Në atë kohë Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe nuk ishte Shqipëria që sulmoj Greqinë,por Italia Fashiste.Me këtë akuzë gjoja “ të bashkpunimit me fashistët”,Çamëria kjo pjesë e Shqipërisë etnike,u terrorizua dhe u masakrua nga bandat e Napoleon Zervës.Mijra çamër u vranë dhe u masakruan,qindra fëmijë,gra, pleq,njerëz të pa mbrojtur,me një terror shtetërorë të një genocidi të pa shëmbullt u dëbuan nga trojet e tyre.Dhe Europa përsëri bëri sehir.Ku ishin kartat europiane të mbrojtjës së të drejtave të njeriut?A mundet vallë se nëqoftëse disa dhjetra njerëz kan bashkpunuar me fashizmin,të persekutohët një popull i tërë,gra,pleq fëmijë,kur dihet mirfilli që formacione ushtarake çame kan marrë pjesë në luftën kundër pushtuesve fashistë.Dhe sot qeveria e një trathëtari pa shëmbull tjetër në historinë e shtetit shqiptarë,Edvin Rama ka shpartalluar sovranitetin e shtetit shqiptarë duke i falur territore të vyera Greqisë,vetëm për të mbajtur pushtetin e tijë të falimentuar të krimit dhe korrupsionit,të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike,duke e mbushur Europën me kokainë dhe heroinë,në përpjekje për të destabilizuar demokracinë në këto vënde dhe mbushur thasët me parat e qelbura të drogës.Marveshja e fshehtë e “detit me Greqinë”nuk është bërë transparente për publikun shqiptarë.Shqiptarët janë informuar nga Ministri i Jashtëm Grek Kotiaz,se “Greqia ka zgjeruar sipërfaqën detare dhe me Shqipërinë është respektuar marveshja me 12 milje nga ishujt grek”,nga ana tjetër Edvin Rama ka kyqur gojën me maskën e trathëtarit.Kur largësia maksimale nga bregdeti shqiptarë me “ishujt shkëmborë grek”nuk është më shumë se 6 milje.Kjo don të thot se Edvin Rama dhe Ditmir Bushati i kan dhuruar në këmbim të mbajtjës së pushtetit qindra km. katrore territore të Shqipërisë.Çamëria u shit,gjoja se “kan arritur marveshjën për të anolluar ligjin e luftës me Greqinë”.Çfar mediokriteti!Greqia dhe Shqipëria janë Antare të NATO-dhe çfar vlere ka ligji i luftës.T’a mbajë ligjin e luftës Greqia si një coftinë të shekullit të shkuar duke ushqyer maniakët që u pëlqejën ngrdhësirat. Ky akt trathëtie,bëhët në një kohë kurë në Shqipëri pushteti i drejtësisë që përbën trekendëshin e një shteti demokratik,nuk ekziston,është shpartalluar.Edvin Rama sot “vet shkruan dhe vet vulos” duke e shëndrruar Shqipërinë “si çiflikun e Kristaq Ramës”.Eshtë shpartalluar Gjykata Kushtetuese që mundet të bëhëj pengesë dhe të hidhte poshtë “marveshjën e detit me Greqinë”.Dhe Europa përsëri po bën sehir.Edvin Rama ,ky trathëtarë i interesave kombëtare e ka mbushuar Shqipërinë nga Korça deri në Vlorë me varre të “ushtarve grek që janë vrarë në luftën Italo-Greke”.Sipas kësaj llogjike trathëtarësh, duhët të kërkojnë varret e ushtarve të tyre të vrarë të gjithë pushtuesit e Shqipërisë që kan lënë kockat në tokën shqipare.Dhe nuk do të mbetet pëllambë e Atdheut pa varre pushtuesish.Në rastin konkret, një të arthme,çarçet shoveniste greke që nuk kan munguar asnjëher në raport me Shqipërinë, do të kërkojnë “gozhdën e Nastardinit”.Ndërkohë Edvin Rama dhe Ditmir Bushati janë hedhur në plehrat e historisë,por pasojat do t’I vuajnë shqiptarët.Shqipëria është Atdheu i jonë i përbashkët,është i imi dhe i yti z. President i Republikës,është edhe i atjë njeriu që jeton në një cep të humbur të Atdheut.Eshtë tokë e vaditur me gjakun e e paraardhësve tanë,që Shqipërinë na kan lënë amanet që t’a mbrojmë me jetën tonë.Kjo qeveri e poshtër me të gjithë komponentët e sajë e ka mbushur kupën që duhët përmbysur dhe larguar si një kërmë që e qelbi Shqipërinë me drogë dhe korrupsion.E zbrazi Shqipërinë si një tokë e mallkuar.Ka emigruar rinia pjesa më aktive kombit,për të mos u kthyer kurrë më.Kjo është fatkeqësia dhe trathëtia më e lartë e kësaj qeverie e përbërë nga një klikë mercenarësh që Atdheu për interesat e tyre është plaçkë tregu.Qindra dhe mijra martirë të lirisë, nacionalistët shqiptarë vdiçën,me idenë e Shqipërisë etnike se”pa Kosovë dhe Çamëri,nuk ka Shqipëri.Pushtetin në Shqipëri e ka uzurpuar një bandë trathëtarësh që duhën ndaluar. Demokracia dhe Shqipëria është në zgripin e ekzistencës.Shqipëria duhët të mobilizojë forcat,të ngrihet, që të ndalojë këtë trathëti kombëtare.