“Pushtuesit kanë organizuar një operacion pastrimi”, Kievi: Rusët po vrasin civilë në rrugë në Mariupol

“Në Mariupol, pushtuesit rusë kanë organizuar një operacion “pastrimi” midis civilëve”. Kjo u njoftua nga këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupol Petr Andryushchenko në Telegram, sipas raporteve nga agjencia UNIAN. “Ky është një kërkim për ‘nazistët’.

 

“Nazist për rusët, është kushdo që e do Ukrainën e tij dhe nuk i është nënshtruar pushtuesit,” tha ai, duke shpjeguar se ky “spastrim” bëhet në të gjithë qytetin dhe për këtë qëllim Rusët kanë ngritur disa pika kontrolli.