Pushka jonë është vota !!!

Nga Nebil Çika

Të dashur motra e vëllezër te përndjekur politikë antikomunistë !
Lista e kandidatëve për deputetë të PD-së në tërësinë e sajë nuk përmbushi pritshmërinë tonë por kjo nuk duhet të na dëshpërojë e të na dekurajoje.
Duhet te bëhemi pjesë e fushatës elektorale dhe të marrim pjesë te gjithë në zgjedhje si mënyra e vetme në dispozicion për të ndryshuar diçka ne favorin tonë. Mbështesni ne fushate dhe votoni në listën emërore te kandidateve, përfaqësuesit tanë gjenetikë, të përndjekurit politikë antikomunistë si mundësi e vetme për te rritur prezencën tonë ne vendimmarrje politike e ligjbërje . Mund te mos jenë 100 % përfaqësuesit tanë politike por janë pjesa e jonë dhe besoj se thirrja e gjakut nuk do ti frenojë të ndërmarrin e votojnë iniciativa ligjore apo politika kundër nesh .
Për shumë nga ne, në këto 30 vjet lidershipi i PD ka zgjedhur të jetë njerka , jo nëna, por serish jemi brenda familjes . PD është ndërtuar qe ne fillim si një familje me “dy barqe” , ne jemi të qartë për këtë prandaj jemi përpjekur vazhdimisht qe “barku ynë” të marrë politikisht atë qe meriton .
Ne këto zgjedhje ka një mundësi më shumë për të arritur këtë objektiv . 70 % te listave do të jenë te hapura, gjë na jep mundësinë të ndihmojnë njerëzit tanë , ata që kame mundur te jene në listat e PD duke e përqendruar votën nominale posaçërisht tek ata .
Duke votuar për njerëzit tanë ngushtojmë shumë mundësitë zgjedhjes deputete dhe qenjes ne pushtet, me votat tona, të persekutorëve tanë ,bashkëpunëtoreve të tyre apo bijve të tyre të papenduar që mund të jenë futur në listën e PD-së
Shumicën e tyre ne i njohim ,në mos personalisht,origjinën dhe historinë e tyre familjare. Por gjithsesi në ditët e ardhme do të mund të bëjmë publike edhe një listë të tyre sipas qarqeve .
Kam një thirrje për kandidatet për deputete te përndjekur politike antikomuniste ose pinjollë te familjeve tona . Identifikohuni publikisht si te tille për tu dhënë mundësi te antikomunisteve të votojnë për ju , ne te kundërtën nuk e meritoni votën tonë.
Ne jemi shumica e elektoratit të djathtë dhe ne se orientohemi drejt ne votën tonë mund të ndryshojmë rrjedhën ne anën tonë por edhe ti tregojme lidershipit , shpesh herë mosmirnjohes ,të PD se sa shumë e sa të fortë jemi . Mbijetuam me dinjitet në diktaturë , ne “demokraci” duhet te imponohemi në të njejtën mënyrë.

Pushka jonë është vota !!!

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë