Punëson ish zëdhënsen e Bashës – Floriana Garo,Drejtore e Komunikimit e Berishës

Sali Berisha, e nisi konferencën për shtyp duke prezantuar drejtoreshën e komunikimit të Foltores. Bëhet fjalë për Floriana Garon ish zedhense e Bashës e cila ishte në krah të Berishës.

Duke folur përpara medieve, Berisha tha se kjo lëvizje synon rikthimin e tij si kryeministër.

Paraqes Floriana Garon, të cilën e njihni si gazetare të njohur suksesi në botën televizive shqiptare. Një studente e shkëlqyer dhe një konkurrente e suksesshme në garat e bukurisë në moshën e vet.
Sot Floriana është bashkuar me këtë lëvizje, me qëllimin më fisnik, për të dhënë më të mirën për suksesin e saj,” tha Berisha.